Kina po krijon ‘hënën artificiale’ për të eksperimentuar mjedise me gravitet të ulët në tokë

Amelda Amelda

Shkencëtarët kinezë kanë ndërtuar një strukturë kërkimore “hëne artificiale” që do t’u mundësojë atyre të simulojnë mjedise me gravitet të ulët duke përdorur magnetizmin.

Objekti, do të përdorë fusha të fuqishme magnetike brenda një dhome vakumi me diametër 60 centimetra për të bërë që graviteti të “zhduket”.

Kjo Hënë artificiale është projektuar për të ndihmuar misionet hënore në të ardhmen.

Thuhet se kjo gjë është frymëzuar nga eksperimenteti që përdorën magnet për të ngritur lart një bretkosë.

E krijuar nga Li Ruilin, nga Universiteti i Minierave dhe Teknologjisë në Kinë, Hëna artificiale po portretizohet si “e para e llojit të saj në botë” dhe shpreson të çojë simulimin hënor në një nivel më madhështor.

Sipas Li, simulatori është i aftë të bëjë që graviteti të zhduket dhe efektet e tij mund të zgjasin për aq kohë sa dikush dëshiron. Kur fusha magnetike është mjaft e fortë, ajo mund të levitojë pothuajse çdo gjë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *