Në një deklaratë të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës thuhet se nga fundi i vitit 2021, për çdo 10 000 përdorues në vend ka 10,1 stacione 5G.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se numri i stacioneve bazë në Kinë arriti në 1,43 milionë, që i përgjigjet afërsisht 60 për qind të infrastrukturës totale në botë.

Gjatë vitit 2021, Kina investoi 29 miliardë dollarë në zhvillimin e rrjetit 5G.

Qeveria kineze njoftoi se numri i përdoruesve të 5G në vitin 2023 do të kalojë 560 milionë dhe se numri i stacioneve bazë për 10 000 përdorues është planifikuar të rritet në 18.

a.m/dita