Kina provokon SHBA-në

Dita

Kina vijon të ngrejë tensionet me SHBA-në me anë të lëvizjeve të saj ushtarake.

Siç raportohet nga mediat ndërkombëtare ditën e djeshme Kina ka dërguar disa avionë bombardues në ishujt e kontestuar në Detin Kinez.

Lëvizja e Kinës bëhet me qëllimin e ndalimit të stërvitjes së flotës detare amerikane në atë zonë.

“Do të ndalojmë çdo patrullim detar dhe ajror të amerikanëve në këtë zonë”, tha ministri i Jashtëm kinez Ëang Yi.

Më herët SHBA deklaroi se ato ishuj nuk i përkasin Kinës dhe do të vijojnë patrullimet e tyre si zakonisht.

Pentagoni ndërkohë po shqyrton mundësine e vendosjes së artilerisë së lëvizshme “M109A6 Paladin” në territoret e aleatëve rajonalë për të bërë presion ndaj Kinës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *