Kina pushton Anglinë, blen klubin numër 7

Gazeta Dita

Pushtimi kinez i Europës së futbollit nuk mund të ndalet. Dhe është Premier League, kampionati më i pasur dhe më mediatik në botë, që ka tërhequr investitorët nga Lindja. Këtë herë i ka takuar Southampton, që tashmë ka një pronar të ri. Ai është multimilioneri Jisheng Gao.

Lajmërimi është bërë nga ish-pronarja Katharina Liebherr, e cila ka shkuar një letër për tifozët. “Si rrjedhojë e një pune të madhe dhe frytdhënëse, kemi nënshkruar një partneritet me familjen Gao dhe jam entuziaste për atë që do të arrijmë bashkë”, ka shkruar Liebherr. Edhe pse nuk janë përmendur detajet e operacionit, shtypi anglez ka bërë të ditur se Gao ka blerë 80% të aksioneve të klubit për 210 milionë sterlina. 64-vjeçari Gao është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Lander Sports Development Co Ltd”.

Premier League e ka miratuar blerjen e Southampton nga kompania e Gao në muajin e qershorit dhe tani janë 7 klube britanike në pronësi të kinezëve: West Bromwich Albion, Birmingham City, Aston Villa, Wolverhampton, Reading dhe Northampton, përveç Southampton, me investitorë kinezë që janë pronarë edhe të 13% të aksioneve të Manchester City. Në kampionatet e ndryshme europiane, klubet kryesore “kineze” janë Inter, Milan, Atletico Madrid, Espanyol, Granada, Sochaux, Nice, Auxerre, Den Haag dhe Slvia Prague.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *