Të premten, Kina zyrtare thirri përfaqësuesin diplomatik amerikan në Pekin për t’i shprehur pakënaqësinë ndaj komenteve të Uashingtonit zyrtar për çështjen e debatueshme të ligjit të ekstradimit të Hong Kongut.
Zëvendës Ministri i Jashtëm Le Yucheng thirri në takim Robert Forden, Zëvendës Shef i Misionit amerikan në Pekin, për të dorëzuar notën e protestës, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kineze.
Në të njëjtën kohë zëvendës ministri theksoi se Kina nuk pranon ndërhyrjen e fuqive të huaja në çështjet e Hong Kongut. Në deklaratë thuhet se “Kina i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara… të ndalin menjëherë të gjitha ndërhyrjet në çështjet e Hong Kongut dhe të ndalin veprimet që mund të ndikojnë në begatinë dhe stabilitetin e Hong Kongut”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, u shpreh se çdo përpjekje për të shkaktuar kaos në Hong Kong nuk do të ketë sukses. Komentet u bënë pasi ligjvënësit amerikanë propozuan të enjten legjislacionin në bazë të të cilit do t’i kërkohej Sekretarit amerikan të Shtetit të çertifikojë çdo vit autonominë e Hong Kongut, si parakusht për përfitimin nga ligji i viti 1992 për trajtimin e veçantë.
Pekini paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në situatën e tanishme në Hong Kong, të cilën e konsideron çështje të brendshme kineze.
Kujtojmë se si Dita, pati raportua, rreth 1 milionë njerëz kanë dalë në rrugët e Hong Kongut për të protestuar kundër ndërhyrjes në rritje të Pekinit tek autonomia dhe shteti ligjor i Hong Kongut si dhe ligjin e ekstradimit. Ata janë përballur me dhunë policore.
e.ll./dita

Kush e menaxhon kte Gazeta Greku ?
Eshte e pamundur ,e pazakote e Historine e Gazetarise
e Medies ,
qe te largoshe Temat -Lajmet qe vet si gazete hedh
ne Medie per Opinioni dhe mbasi dikush ve theksin
mbi ate shqetesim e tematike qe shqeteson pikerishte ate shoqeri
Shqiptare e mbeshtet Socilogun kritik te ngjarjeve neegative
ne ate shoqeri — Ju te Gazetes Dita ,
qe me sa duket jeni ne sherbim te politikave jo
shqiptare
ktu ne kte Gazete qe ndadl po shndrohet njelloj si Haleja Tema e bazes
i hiqni dhe vini tema qe i flasin vetem konfliktit luftes
maskarenje