Kina spiunon SHBA-në në Paqësor

Elton Tafaruci

Një anije vëzhguese kineze ndoqi në mënyrë sekrete një aeroplanmbajtëse gjigante amerikane, “John C. Stennis”, në Paqësorin Perëndimor mëngjesin e së mërkurës, e cila i ishte bashkuar anijeve luftarake japoneze dhe indiane në manovrat që po kryhen në ujërat që Pekini i konsideron pjesë të sajat.

Shfaqja e marinës amerikane, vjen në kuadër të operacionit të përbashkët të SHBA-së dhe Japonisë për të shqetësuar Kinën, e cila po përpiqet që të zgjerojë ndikimin e saj në Paqësorin Perëndimor, me nëndetëse dhe mjete të tjera, teksa ka pretendime territoriale në Detin Jugor të Kinës.

Pekini e shikon daljen në Paqësor si një pjesë vendimtare, por edhe si rrugë ushqimi me oqeanet e tjera për vendosjen e forcës së vetë detare.

Aeroplanmbajtësja 100 tonëshe “Stennies”, e cila mban në kuvertën e saj avionë luftarakë F-18, iu bashkua 9 anijeve të tjera të marinës, përfshirë edhe një mbajtëse helikopterësh japoneze dhe fregatave indiane në ishullin japonez Okinauan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *