Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka publikuar një video me këngë të rrymës rap për të nxitur rekrutimin e të rinjve në radhët e saj.
Kënga e quajtur “Battle Declaration” u botua në faqen e internetit të Ushtrisë dhe është e para video hip-hop e prodhuar prej saj.
Koloneli Wu Qian, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, tha në një konferencë shtypi të enjten që të rinjtë nuk duhen vetëm të jenë të qetë, por dhe përgjegjës për kombin dhe sigurinë e tij.
Vargjet e këngës thonë:
A je i frikësuar?
A je i frikësuar?
JO!
Mendo gjithmonë për misionin
Dhe mbaj armikun në sy.
Luftërat mund të shpërthejnë në çdo kohë.
A je gati?
Ne qëllojmë.
Ne vrasim.
Ne i jemi besnik Partisë!
