“General Motors” shiti mbi 3,6 milionë automjete në Kinë në vitin 2018, numër ky afro 10% më i ulët se në vitin paraardhës, sipas CRI-së.
Pavarësisht kësaj, Kina mbetet ende tregu më i madh për gjigantin amerikan të automjeteve, ndërsa në tregun amerikan u shitën rreth tre milionë automjete.
Dërgesat e Cadillac-ut në Kinë tejkaluan 200 mijë njësi, duke u rritur mbi 17% në krahasim me një vit më parë. Në nivel global, shitjet e kompanisë u rritën mbi 7 për qind.
Totali i dërgesave vitin e kaluar arriti në 8.4 milionë njësi, një rënie prej 12.7% nga viti 2017. “GM” raportoi të ardhura prej 147 miliardë dollarë vitin e kaluar me një fitim neto prej 8.1 miliardësh, një rritje vjetore mbi 2%.
v.l/Dita
