Kinë, 36 të vdekur gjatë festimeve

Dita

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën gjatë një feste për vitin e ri në Shangai, pasi janë shtypur nga turma që vraponte për të marrë disa para të hedhura nga një ndërtesë. Sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, Hsinhua, shumë prej personave humbën jetën pasi u shtypën gjatë një ikjeje masive, pak para mesnatës.

Ndërkohë që raportohet se numri i të plagosurve nga kjo ngjarje është rreth 47.
Incidenti ndodhi rreth orës lokale 23:35, në sheshin ”Chenyi”, në rrethinën historike Shanghai Bund, me pamje nga lumi Huangpu.

Mediat sociale raportuan se ngjarja e rëndë u shkaktua pasi turma e madhe e njerëzve vrapuan duke u shtyrë të merrnin disa para false që u hodhën nga ballkoni i një klubi nate. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital. Ka qenë shumë e vështirë për policinë, të shpërndante më pas njerëzit, për të minimizuar bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *