Të paktën 7 studentë kanë ngelur të vdekur pas një sulmi me thikë të ndodhur jashtë një shkollë në Kinë.
Agresori sulmoi 19 studentë teksa ata po dilnin nga shkolla për t’u kthyer në shtëpi pas mësimit.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin verior në Mizhi të provincës Shaanxi, rreth orës 18:10 me atë lokale, njofton policia e vendit.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mosha e saktë e tyre nuk është dhënë, por raportime mediatike sugjerojnë se ata janë të grupmoshës 12-15 vjeç.
Një i dyshuar është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje. Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa të rinj të shtrirë në tokë, të rrethuar nga kalimtarë të rastit të tronditur.
Kina është ndeshur me një seri sulmesh fatale me thikë në vitet e fundit. Në shkurt, një agresor me thikë vrau një grua dhe plagosi 12 të tjerë në një qendër tregtare të Pekinit.
l.h/ dita
