Kinematografia shqiptare përfaqësohet në festivalin e filmit “Crossing Europe” në Linz të Austrisë. Regjisorja Iris Elezi njëkohësisht dhe drejtoreshë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ka bërë një përzgjedhje të filmave, që prezantojnë faza të ndryshme të kinematografisë sonë në “Crossing Europe”.
Përzgjedhja e filmave për programin “Carte Blanche” është ndarë midis filmave të prodhuar në të kaluarën para viteve ’90, si dhe prodhimeve më të reja.
Në festival krahas tre filmave artistikë të viteve ’70 realizuar nga regjisorja e njohur Xhanfise Keko, programi historik përfshin gjithashtu një komedi të dashur të realizuar nga Dhimitër Anagnosti, filmin “Përrallë nga e kaluara”.
Sa i takon krijimtarisë së regjisores së njohur Xhanfise Keko do të shfaqen në Austri filmat “Mimoza llastica”, “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Kur po xhirohej një film”, që janë prodhime që i takojnë kinematografisë shqiptare para viteve ’90.
Kjo pjesë e programit plotësohet me dy filma të tjerë, “Bota” nga Iris Elezi, dhe prodhimi më i fundit dhe i suksesshëm që u shfaq në festivale ndërkombëtare, “Nëntor i ftohtë” nga Ismet Sijarina.
Por një përmbledhje e programit për regjisore Xhanfise Keko do të jetë dhe në muajin maj në Muzeun e Filmit Austriak në datat 1 dhe 2 maj, ku gjithashtu do të jenë filmat “Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij”, si dhe “Kur po xhirohej një film”.
Festivali “Crossing Europe” ku prezantohen dhe filmat shqiptarë nisi dje për të përfunduar më datë 30 prill.
b.b/dita

Shshhhhhh filma ” komuniste ” Linz te Austrise ne vendlindjen e Hitlerit!???
Po kesaj çti thuash o ballisti Tufa?
Duhet ti kishe bllokuar me pare keta filma. ” Tomka me shoket” aksion kunder gjermanit! Popooo. ” E mori ferra uraten tani…
imagjinoni nese do te realizohej qellimi i Agron Tufes per te shkatruar te gjitha arkivat e filmave shqiptare te para 1990 e Linz te Austrise do te shkonin me duar bosh !
Shkatrimi dhe psikoza e amikut perball i qorron shume nje pjese te shqiptareve
i ben paranoik, Qesharak !
Naiv Trutrash
Truri i tyre bllokohet
dhe……..kjo…
ka pasoja te metejshme !
Cdo gje bllokohet
Dhe historia fillon dhe mbaron vetem tek Agron TUFA
Agron Tufa eshte i perkoheshem sot neser do iki do harrohet Flimat shqiptar nuk mund te harrohen !
NUK KAN FAJ TUFAT
E BAGETIVE E KAFSHEVE TE DALA NGA SHPELLAT
POR JUUUUUUUUUUU QE MERRENI E I DEGJONI
CFAR THONE ATA
ESHTE NJLLOJ SIKUR NJI TALIBAN AFGANISTANI
THOT TE ZHDUKET HOLLIVUDI LOL !!!!!!!!!!
bravo ju lumte ,
qe keni zgjedhur Filma te tille te shkelqyer
nga dy Regjizoret e nivelit Hollivudian
Xhanfize Keko & i MADHI Dhimiter Anagnosti …
Jo vetem filmat para 90 -tes te monizmit.Por dhe ndonji film apo dokumentar ku te paraqitet tufa nuk duhet hedhur posht sepse do e kemi si argument ku ballisti tufa kerkon shuarjen e historise se artit por ate ma kryesoren historin e heroizmit te luftetarve qe iu mbeshteten luftes per liri me zemer shpirte dhe sakrifikim jete ne mbrojtje te lirise dhe te atentitetit kombit shqiptare.Dhe ne qe erdhme e gjetme shqiperin e lire.
Asgja qe asht krijue qofte nga natyra apo mendja e dora e njeriut nuk duhen shuar te cilat identifikojne kohen dhe zhvillimin shoqerore te cdo etape historike.Ti shuash keto krijimtari don te thote te shuash jeten duke perfundu ne nji histori te cungume me nji veshtrim si koagulimi i gjakut ne trupin e njeriut.Llokma llokma pa te lidhura me njera tjetren.
NGA FITORJA NE FITORJE.
VERTETE SKLLEVER, POR KRENARE AMA