Bankers Petroleum Ltd., kompania që ka me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare, se ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare me Alberta Ltd. (blerësi) dhe Charter Power Investment Limited për blerjen e të gjitha aksioneve të Bankers (“Bankers Shares”) me një çmim prej 2.20 për aksion (Bankers Share).
Blerësi dhe Charter Power janë degë të Geo-Jade Petroleum Corporation (“Geo-Jade”), një nga kompanitë më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës në Kinë. Marrëveshja e vlerëson Bankers në rreth 575 milionë dollar kanadez (C$) përpara vlerësimit të borxheve të papaguara të Bankers. Kjo shumë është e barabartë me 407 milionë dollarë.
Marrëveshja ka marrë miratimin unanim të Bordit të Drejtorëve të Bankers dhe të stafit menaxhues. Blerësi do të sjellë një fokus të konsiderueshëm investimi në portofolin e aseteve të Bankers.
David French, Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Bankers komentoi: “Transaksioni i propozuar i jep Bankers mundësinë t’i kthejë vlerë aksionerëve tanë me një premium të konsiderueshëm ndaj vlerësimit aktual të tregut, ndërsa i ofron Bankers burime financiare shtesë për të përshpejtuar aktivitetin në Shqipëri dhe për të kapitalizuar potencialin e krijuar nga mjedisi aktual i çmimeve të produktit.
Ky transaksion do të gjenerojë përfitime domethënëse ekonomike për Shqipërinë dhe komunitetin lokal, ku vepron Bankers.”/Monitor
DO TE JETE VEPRIMR I DUHUR PER EKONOMINE E VENDIT.
KINA ESHTE INVESTITOR AFATGJATE, SEPSE ESHTE KONSUMATOR FINAL I 50% TE LENDEVE TE PARA TE PRODHUARA SOT NE BOTE.
Cilet kineze sepse ato jane 1.5 miliard ne numer?
Asnjehere nuk eshte bere me dije publike (jam mese e sigurt ) se sa taksa e tatime vjel shteti shqiptar nga Bankers Petroleum,,,,,shkurt e qarte ,ne jemi ne token tone te plackitur ,te skallveruar me rrenj e dege,ne industrine e naftes, te cilen e trasheguam nga socializmi teresisht te kompletuar me studim,nxjerrje,shfrytezim dhe perpunim.
Pagoshin me jeten e tyre dhe femijve te tyre te gjithe ata qe jane pergjegjes per kete krethemelje dhe kob antishqiptar.
Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej:
`Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.`” Faik Konica