Ata njihen për falsifikimin e produkteve perëndimore. Që nga veshjet, celularët e deri te mobileritë, kinezët janë të gatshëm të bëjnë versionin e tyre, shoqëruar me ambalazhe në një anglishte plot gabime.
Por kësaj radhe, kopja ka qenë një ide, e cila e aplikuar mbi një tjetër personazh nga origjinali, ka rezultuar i shëmtuar dhe pa shije. Në hyrje të qendrës tregtare në Dongguan, provinca Guandong, është vendosur një babagjysh me fustan të kuq që I ngrihet lart sikur nga poshtë i vjen një rrymë ajri.
Poza në fakt të kujton të famshmen Marilyn Monro dhe statujën e saj të vendosur në Chikago.