Një anije kineze e cila po kërkon aeroplanin e zhdukur të “Malyasia Airlines”, ka pranuar sinjale të ngjashme me ato që transmetohen nga e ashtuquajtura “kuti e zezë” .
Sipas mediave kineze, të cilave i referohen edhe BBC dhe CNN, sinjali ka frekuencë 37.5kHz, që është e njëjtë me ato që transmetohet nga incizuesit e fluturimeve. Me dhjetëra anije dhe aeroplanë janë vënë në kërkim duke shënuar kështu edhe fazën më intensive të kërkimeve, para se të skadojë afati i baterive të kutisë së zezë.
Kërkimet janë duke u kryer me pajisje speciale detektuese të quajtura “Pinger locator”
