Kirurgët amerikanë transplantojnë zemrën e derrit tek njeriu

Ornela

Mjekët transplantuan për herë të parë një zemër derri te një pacient në një përpjekje të fundit për t’i shpëtuar jetën.

Kirurgët në spitalin e Maryland thanë se gjithçka po shkon si duhet tre ditë pas operacionit eksperimental.

Ndonëse është shumë herët për të ditur nëse operacioni do të funksionojë vërtet, ai shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjen e gjatë të mjekësisë që një ditë të përdorin organet e kafshëve për transplante që shpëtojnë jetën.

Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it thonë se transplanti tregoi se një zemër nga një kafshë e modifikuar gjenetikisht mund të funksionojë në trupin e njeriut pa refuzim të menjëhershëm.

Pacienti, David Bennett, një punëtor 57-vjeçar nga Maryland, e dinte se nuk kishte asnjë garanci nëse eksperimenti do të funksiononte, por ai po vdiste dhe nuk kishte asnjë mundësi tjetër veçse të merrte zemrën e kafshës.

Javët e ardhshme do të jenë kritike pasi Bennett rikuperohet nga operacioni dhe mjekët do të monitorojnë me kujdes se si po ecën zemra e tij.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Deri me sot shkenca eshte marre se si te kthejne nje derr ne njer, por ja qe po ndodh e kunderta, njeriun po e kthejne ne derr…..kjo eshte e srdhmja e njerezimit qe do te komandohen nga Rrokfeleret, Rotshfildet e me rradhe.

      • Ok
        ky tyçi është këthyer në derr nga al fredo cakoja!!
        ai i ka bërë të gjithë idiotë!!
        i ka infektuar!!
        krahas pandemisë së koronës është shfaqur pandemia e gomarllëkut!!
        për koronën akoma nuk janë të sigurtë nga ka ardhur,për budallallëkun,dihet hapur që vjen nga Tope Kanali i endri manushit!!

  • Ne Shqiperi kjo eshte realizuar 40 vjet me pare.
    Nje derri serb i kane marre zemren dhe ja kane transplantu salih shiqerre berishes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *