Çdo femër do ta donte një fundshpinë si ajo e Xhenifer Lopez apo Kim Kardashian. Shifrat flasin për një rritje të tendencës së femrave për të shtuar volumin në pjesën e pasme. Praktika që ndiqet më shpesh është ajo e injektimit të dhjamit. Në Britani, statistikat tregojnë se injektimi i dhjamit në trup e ka kaluar procedurën e kundërt, pra heqjen e tij (liposuction). Kirurgët plastikë thonë se femrat kërkojnë të theksojnë format trupore, duke hequr dhjamin nga një zonë (barku ose krahët), për ta transferuar në një tjetër (fundshpinë, gjoks apo fytyrë). Dhjami i hequr nga trupi shihet nga femrat si një alternativë më e mirë se silikoni, kjo edhe për shkak të problemeve që paraqitën protezat PIP vitin e shkuar. Specialistët thonë se heqja e dhjamit nga një zonë e trupit dhe transferimi në një tjetër ka qenë një praktikë e njohur 70 vitet e fundit. Por tashmë teknikat janë përmirësuar dhe injektimi është i mundur në çdo pjesë të trupit. Sipas shifrave që ofrojnë mjekët në Britani, procedura e zhvendosjes së dhjamit në trup është shtuar me 13 për qind. Ata thonë se edhe kriza ekonomike mund të ketë një ndikim në tendencën e kësaj kategorie pacientësh. Në vend që të paguajnë për substanca të huaja që futen në trupin e tyre dhe nuk kanë garanci shumë të madhe, ata zgjedhin procedura të provuara dhe që kanë pritshmëri të larta për jetëgjatësinë.
me pelqene kjo lloje metode po a behet dhe ne klinikat tona ne shqiperi dhe ne mundeni te tregoni se sa leke munde te shkoj nje nderhyrje e tille