Në Antarktidën e thellë dimri polar por bëhej gjithnjë e më i egër. Ishte vitin 1960 dhe një grup eksploruesish nga Rusia kishin udhëtuar 36 ditë me det për në bazën polare ku do të qëndronin për 1 vit derisa anije të kthehej që t’i rimerrte. Në mesin e tyre ishte edhe mjeku i ri 27 vjeçar Leonid Ivanovich Rogozov, i cili pak ditë pasi mbërriti në vend nisi të kishte dhimbje të forta barku.

Më 29 prill 1961 ai shkroi në ditar: Duket se kam apendicit. Por po ruaj qetësinë, madje po mundohem edhe të qesh që të mos tremb shokët”.
Por shpejt problemi u bë serioz, ai nisi të ndjente dobësi, të vjella dhe e kuptoi që nëse nuk operohej, shumë shpejt do të vdiste. Duke qenë se ishte vetmi mjek në skuadër, 27 vjeçari vendosi të operonte veten.

Ai i udhëzoi shokët e tij të improvizonin një sallë operacioni, duke lënë në të vetëm shtratin, një llambë dhe një pasqyrë përmes të cilës do të mund të shihej teksa vetoperohej.
Pranë i qëndronin dy nga miqtë e tij, që shërbyen si ndihmës, por ndërkohë, një skuadër zëvendësuese me dy të tjerë ishte gati pas dere në rast se dy të parët nuk rezistonin dot. Falë aftësive të tij 27 vjeçari ja doli me sukses, duke shënuar rastin e parë në botë të një mjeku që vetoperohet jashtë një ambient spitalor. Brenda 2 javësh, shëndeti I Rogozov u përmirësua plotësisht./Shqip

ky qenka hero i vertete