Kisha dhe bisha

redaktor

Ky debati i hapur ditët e fundit për një të ashtuquajtur kishë në Dhërmi, më ngjan fare i stisur. Në këtë fundgushti me varfëri lajmesh politike dhe me bollëk problemesh sociale, lajmi për prishjen e asaj kishe në Dhërmi, që dikush e quan garazh e dikush një haur, ishte një scoop i vërtetë mediatik rreth të cilit janë mbledhur e debatojnë politikanë e analistë, studiues e klerikë, ndërsa është ngritur një dallgë e re midis Athinës dhe Tiranës zyrtare.

Nuk dua ta besoj se rindërtimi i asaj kishe është stisur në këtë moment nga qeveria. Por tollovia që është krijuar të lë gjithsesi një shije të keqe. Të krijon përshtypjen e largimit të vëmendjes nga disa probleme akute të cilat na dhembin e na shqetësojnë të gjithëve. Si për shembull papunësinë, eksodin e ri drejt Europës etj. Mbi të gjitha kjo tollovi na kujton një manovër të Berishës kur ishte në pushtet e ndihej keq. E largonte vëmendjen në ca probleme anësore dhe shpesh shtypi binte në kurthin që ngrinte me marifet Berisha.

Dhe, që të mos i hamë hakun, ai ishte vërtet mjeshtër në ngritjen e të tilla kurtheve. E ktheu këtë në stil pune dhe mbijetese.

Për shembull, dy ditë pasi u përgjak bulevardi qendror i Tiranës më 21 janar 2011 dhe u vranë nga shteti katër protestues të pafajshëm, u bë mbledhja e radhës e qeverisë. Të gjithë prisnin se si do të reagonte Berisha për masakrën që u bë në zemër të Tiranës. Prisnim një ndjesë të fortë, ai të kërkonte një hetim të menjëhershëm për të gjetur vrasësit dhe urdhëruesit e vrasësve… Të gjitha mediat u fokusuan tek ajo mbledhje. TV-të e transmetonin live mbledhjen e qeverisë. Dhe ndodhi çudia: E mori fjalën Kryeministri i vendit dhe me oratorinë, seriozitetin dhe vetëbesimin që e karakterizon foli për… arroret. Vendi ynë është një thesar për pemët arrore. Të mbjellim sa më shumë arrore dhe do të bëhemi një nga vendet më të begata të rajonit. Do të ketë subvencionime të fuqishme nga qeveria për të gjithë fermerët që mbjellin arrore…

Pikërisht atëherë lindi shprehja: Bisha bën kërdinë dhe ne merremi me delet…

Tani na doli një kishë po merremi me kishën. A është ajo kryetemë e ditës me të cilën duhet të merremi aq gjatë? Apo ishte një stisje dhe e shtymë ca ditë me debate pa bereqet që fare mirë mund të zinte një vend të papërfillshëm në morinë e halleve që na shqetësojnë realisht. Aq më keq po të jetë një imitim i stilit të Berishës.

 

Share This Article
4 Comments
  • Ato qe njihen si pakice greke ne Shqiperi jane thjesht besimtare te kishes lindore (ortodokse) te cilen gabimisht dhe me qellim e quajne kishe greke. Ne Shqiperi nuk ka pakice “kombetare greke”, por vetem disa besimtare te fese se kishes lindore. Nuk egziston kombi grek apo helen; keto jane shpikje te propagandes kishtare para 180 vjetesh. Nuk ka patur ndonje “Greqi” ne lashtesi.

    • Fajin e keni ju gazetaret,qe nuk dini ku ta gjeni lajmin dhe kapeni pas kesaj GERMADHE qe eshte nje KALE TROJE i sotem i sajuar nga ATHINA FASHISTE!!!
      Ne se duhej te merreshit ju te merdias me ngjarje,ne radhe te pare duhet te akuzonit qeverine dhe shtypin grewk per NDERHYRJE NE PUNET E BRENDESHME TE SHQIPERISE!
      A e keni vene re se si HESHT media greke sa here ngrihen CAMET per te kerkuar te drejtat e tyre???
      Ne se jo,atehere gjeni ndonje pune tjeter e mos e quani veten gazetare,por kalemxhinj!
      A mund trec quhet kishe nje garazhd i rendomte apo nje depo misri?
      Po te ishte per kishe,Greqia qe ka investuar miliona euro per ndertimin e kishave ortodokse,nuk do kishte lene pa e ndertuar edhe kete palo kishe,qe eshte TURP qe e quajne te tille!!!
      Por ethet e VORIO EPIRIT u kane erresuar syte KAROFILLAKEVE GREKE dhe spiuneve te tyre te 300 eurove,qe per interes ,shesin nenen e babain e tyre!!!

  • Z.SHEHU,Rama nuk i ngjan Saliut hajdut e kriminel.Rama po bene punen-Saliu e KO shikojne gunen dhe bashkohet me korin e MONARKOVE-GREK,pasi u fali detin e tasme do te perfitoi politikisht.Rama po prish ndertimet pa leje ane-ekend vendit,por dhe kete bunker te shemtuar dhe do e beje siç duhet.Hienat le te kauisin per kerma.

  • O Xhevdet.
    E para – Kam neveri kur ne gjuhen gazetareske perdoret fjala tollovi.
    Eshte shume e shemtuar dhe e pavend ne shtypin ku mendojme te perdorim dhe te persosim gjuhen letrare. Fol shqip me fjale shqipe. “tollovi” eshte nje term qe po zhvillohet nga gjuha e kafeneve me muzike furgonash. eshte njelloj sikur te duash ti biesh dajres dhe ne vend te saj I bie legenit.
    E dyta – Mos u trego driteshkurter dhe ben nje shkrim te tere me nje argument teper te konsumuar kohet e fundit “pse te merremi me kete ne vend qe te merremi me ate”. eshte shume pak per te bere nje ese..duket shume qesharake dhe foshnjore si ide.
    E treat – Ceshtja duket gjoja si e parendesishme se paska te beje me kishen dhe jo me problemet e verteta te vendit.
    Seriozisht?
    Mendoj qe ceshtja e Kishes eshte ceshtje e lidhur ngushte me pavaresine territorial te Shqiperise.
    Ceshjta e Katolike qe duhet te dali ne drite te diellit vulos njehere e mire autoktonine e popullsise shqiptare ne Himare.
    Kjo eshte ceshtja e dites ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *