Kisha e Kosinës me vlera të rralla kulturore do restaurohet

Gazeta Dita

Kisha e Kosinës në Përmet, e dyta për nga vjetërsia në Ballkan do t’i nënshtrohet restaurimit.

Një projekt i Institutit të Monumenteve në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe kishën ortodokse me vlerë 50 milion lekë, parashikon ndërhyrje në pjesën e jashtme dhe të brendshme të kësaj kishe me qëllim rikthimin e elementeve të autencitetit dhe konsolidimin e pikturave murale.

Sipas ministres Kumbaro restaurimi I kishave është pjesë e projektit të qeverisë shqiptare për ta bërë Përmetin një ndër zonat më të preferuara turistike.

Kumbaro: Mbas kishës së Banjës, në të cilën ne kemi filluar punimet, jemi në një kishë të dytë të zonës së Përmetit, e cila është një zonë turistike e jashtëzakonshme jo vetëm për natyrën dhe Luginën e Vjosës, por edhe për kishat shumë të bukura që ka, dhe që janë pjesë e projektit tonë për ta bërë Përmetin një ndër zonat më të preferuara turistike.

Ndërhyrja e fundit në këtë kishë mbi 500 vjeçare, monument kulture e kategorisë së parë, daton në vitet ’80, por teknikat e përdorura nuk kanë qenë ato të duhurat.

Projekti më i fundit parashikon rindërhyrje edhe në këto pjesë të restauruara duke vënë në funksionim teknikat e kohës. Kumbaro theksoi se projekte të tilla restauruese synojnë nxitjen e turizmit familjar edhe në vende të tilla si Kosina.

Kumbaro: Kjo edhe sfida e trashëgimisë kulturore që të përballemi me të kaluarën për ta ruajtur.

Kisha e Kosinës është e njohur jo vetëm si një objekt monument kulture me vlera të rralla kulturore dhe arkitektonike.

Ajo u vendos në qendër të vëmendjes në vitin 2011 për shkak të zhvarrosjes së 69 eshtrave shekullore me pretendimin e përfaqësuesve të kishës ortodokse se bëhej fjalë për ushtarë grekë.

 

Share This Article
1 Comment
  • Nqs kisha eshte e vjetër me shume se 500 vjecare, nuk ka mundesi ta beje ate kishen e dytë më të vjetër në ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *