Kisha jonë dhe varrezat e komshiut

redaktor

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë, mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mbi çështjen e pronave nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Prokuroria e Përgjithshme, nga Avokatia e Shtetit dhe nga Policia e Shtetit.

Ndër të tjera z.Rama deklaroi: “Nga njëra anë është vënia në kontroll e situatës së trashëguar tërësisht kaotike dhe korruptive dhe nga ana tjetër përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit për këtë proces përmes krijimit të një Task–Force, e cila për një periudhë të konsiderueshme kohore ka marrë në shqyrtim gjendjen në qarkun e Vlorës si më problematiku në Shqipëri sa i përket situatës me pronën, jemi këtu për të çelur një fazë të re të kësaj marrëveshjeje ndërinstitucionale. Një fazë që garanton hedhjen në kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve të pronës. Është vjedhur duke përdorur një lidhje të shkurtër mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, është çelja e kësaj faze të dytë përmes një operacioni shumë të thellë dhe të suksesshëm të goditjes së çdo akti të falsifikuar që ka prodhuar përmes veprës penale një interes të paligjshëm pasuror dhe një të drejtë tërësisht të falsifikuar mbi pronën. Dhënia fund e të gjithë kësaj historie skandaloze tejzgjatjeje dhe zvarritjeje përmes procedurave ligjore ka si parakusht goditjen e produkteve të veprës kriminale të tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit”.

 Duke besuar se vërtetë do dënohen falsifikatorët e tjetërsimit të pronave ne sot do të ngremë hije dyshimi për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë rënë më 1940 në Shqipërisë, çështje që e ngre çdo diplomat dhe politikan grek në takimet me përfaqësuesit shqiptar për përfundimin sa më shpejt të tre varrezave të ushtarëve grekë, që bashkojnë në një vijë imagjinare të rënësh, Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Në takimet dypalëshe grekët ripërsërisin se ekziston një marrëveshje ndërshtetërore për këtë çështje, ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2009. Madje ka edhe një Vendim të Këshillit të Ministrave-VKM më 2011, ku thuhet se do të marrë të gjitha masat për shpronësimin e trojeve, ku do të ndërtohen këto vendprehje të ushtarëve grekë të rënë më 1940. Do të krijojë lehtësirat doganore për materialet e përdorura në përgatitjen e këtyre mauzoleumeve, si dhe caktimin që më çdo 28 Tetor, sa herë që Greqia ka festën e saj kombëtare, të organizohen ceremoni përkujtimore, të udhëhequra madje edhe nga priftërinj ortodoksë të Shqipërisë, por që dinë t’u këndojnë kokallave në greqisht. Aq shumë tregojnë entuziazëm për këtë pikë, sa duket sikur ndarja e ujërave dhe çëshja e pronave çame, kalojnë në hije, sikur nuk kanë diskutuar asnjëherë diplomatët dhe politikanët e dy vendeve.

Po t’i kthehemi angazhimeve të plota të palës shqiptare për të mos ua prishur dëshirat, miqve fqinjë, nuk mund të mos bënim përballjen e dokumenteve me realitetin. Ndaj detyrohemi ta ngremë fuqishëm zërin, për një padrejtësi tjetër, që është bërë në kurriz të pronave që i përkasin popullit shqiptar. Dhe nuk do flasim aspak për mënyrën si u bënë zhvarrimet, apo për priftin Thomollari, që shpërtheu vite më parë, një bombë të atillë skandali që në KOASH edhe sot ia dëgjojnë gjëmën. Jo, do të flasim për një problematikë të re, që ndoshta nuk është kapur si duhet deri tani, fjala është për kishën e Shën Kollin të Grykës.

 Kur në VKM, flitet për shpronësim të trojeve ku do ndërtohen varrezat dhe një nga këto vendprehjesh është ndërtuar pikërisht në kishën e Shën Kollit të Grykës, atëherë sipas marrëveshjes, kjo pronë është shpronësuar. Pra, i është marrë Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe nuk dihet kujt i është dhënë. Sipas kësaj marrëveshjeje kisha Shën Kolli i Grykës, nuk i përket më shqiptarëve, por ka ndërruar pronar dhe destinacion.

Siç tregojnë të moshuarit që banojnë në ato anë, kjo kishë është ndërtuar me paratë e çobenëve të zonës, të cilët po me të hollat e tyre kanë blerë dhe truallin ku është ndërtuar faltorja, dhe me shumë mundësi, sot, as ndërtuesit e kësaj kishe, blerës të truallit dhe ndërtues të kishës, por edhe pasardhësit e tyre dhe banorët e Këlcyrës, me shumë pak gjasa e dinë që ai vend, jo vetëm ka ndërruar qëllim, por me shumë mundësi edhe pronarin. Nëse kjo është e vërtetë dhe nëse kisha e Shën Kollit nuk është më pronë e Bashkësisë Ortodokse të Shqipërisë, kemi të bëjmë me një skandal dhe vjedhje prone të padëgjuar më parë në Shqipëri. (Marrëveshjet nuk citojnë se cili subjekt është pronar dhe kujdestar i këtyre mauzoleumeve pas shpronësimit).

Të moshuarit në Këlcyrë thonë se kur kalonin automjetet aty pranë e përshëndesnin me bori vendin e shenjtë, këmbësorët ndaleshin për tu lutur. Dikur aty fëmijët e zonës kalonin pushimet në kampe verore në Manastir, por sot, gjithë ato gropa të hapura e varre të zbrazura dhe kutitë metalike me eshtra që mbushin kishën, ua shtrëngojnë zemrat e i mbushin me një ndjenjë trishtimi, pasi themeluesit dhe ndërtuesit e kësaj kishe, janë nëpërkëmbur, sepse kur e ngritën kishën e tyre, në asnjë rast nuk kishin si qëllim ta kthenin atë vend në varrezë, madje po të ishin ende gjallë do protestonin fort e do kërkonin llogari nga autoritetet e KOASH-it, sepse ua kanë rrëmbyer atë kishë qe e ndërtuan me gjakun dhe kursimet e tyre.

Ndaj pyesim: A mund të na sqarojë dikush opinionin publik, se kush është pronari i varrezave greke të Këlcyrës, sot? A është akoma KOASH-i që i administron pronat e Bashkësisë Ortodokse në Shqipërisë, në rastin në fjalë është bërë shpronësimi? Nëse është shpronësuar e ka shitur apo e ka dhuruar pronën Greqisë? Në të dyja rastet me ç‘të drejtë e ka bërë këtë dhe me vendim të cilit organ apo autoriteti kishtar? Por edhe nëse e ka akoma si pronë, kush ua jep këtë të drejtë të tjetërsimit arbitrar të pronave kishtare, Sinodit, apo Kryepeshkopit që janë kujdestarë të përkohshëm të KOASH-it dhe do të zëvendësohen nga të tjerë, siç na mëson historia kishtare? Kjo do të jetë sërish paradoksale, nëse është akoma KOASH-i pronar. Ç’punë ka dhe mbi cilën traditë, një Kishë Ortodokse Autoqefale mund të administrojë apo mirëmbajë një varrezë ushtarake të një vendi tjetër? Prandaj askush nuk mund të bëjë ç‘të dojë më Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë që është pronë kombëtare dhe trashëgimi e gjithë shqiptarëve, as priftërinjtë, as peshkopët e as Kryepeshkopi. Pronarë dhe kujdestarë të kishave është populli që i ndërtoi dhe askush nuk mund t’ia rrëmbejë atij, për t’i bërë dhurata për qoka, e për të përfituar favore.

Nëse ortodoksët e asaj zone, kanë blerë një truall dhe kanë ndërtuar një kishë për t’u falur, cili ka të drejtë pas kaq vjetësh t’ua rrëmbejë atë pronë dhe ta kthejë në varrezë? Nuk mundet që një grusht njerëzish apo më keq, një i vetëm që ka ardhur si misionar me qëllimin që ta krishtërizojë këtë popull, t’i rrëmbejë atij pronat e t’i dhurojë sa majtas djathtas. Shpresojmë që të paktën KOASH-i të mos ta ketë shitur kishën e Grykës së Këlcyrës, apo më keq të mos ta ketë falur atë, por nën ndonjë presion ekonomik a politik, të jetë detyruar t’i japë në përdorim këto prona, me gjithë peshën e përgjegjësisë historike që mbart, duke i kthyer nga faltore gjigande shpirtërore ku njerëzit luteshin e gjenin shërim, në varreza gjigande ushtarësh. Në çdo rast, ky veprim arbitrar i një Kryepeshkopit Anastasios që për më tepër është dhe i huaj, përbën një skandal gjigant e kërkon sqarim dhe hetim. Ortodoksët në Shqipëri duhet të dinë se kush ua trajton pronat si t’i ketë të trashëguara nga babai, e jo sikur t’ia kenë besuar për t’i ruajtur e për t’ia kaluar ato të pacënuara, brezave që do e pasojnë.

Nga burime brenda KOASH mësuam se Kryepeshkopi Anastasios është i detyruar t’i bëjë këto favore shtetit grek për të marrë fonde prej tij, që të rindërtojë kishat, të cilat po neve do na i lërë, nuk do i marrë me vete, ne duhet ta kuptojmë diplomacinë e tij dhe mendjen e tij të mprehtë. Nëse të jetë i vërtet ky veprim, atëherë kemi të bëjmë me tregti me përfitime nga ana e Kryepeshkop Anastasit, dhe ardhja e tij nuk është mision fetar human.

Nëse KOASH-i do ishte i detyruar për ndonjë përfitim a mbështetje për mbijetesë, le t’ia kalonte ndonjë pronë, me qera a koncension, por kurrsesi kishën pa asnjë kriter për përdorim ideologjik, tek një shtet tjetër. Lusim Zotin që të mos jetë bërë e njëjta gjë në Gjirokastër dhe Korçë, pra që të jenë falur e tjetërsuar kisha të tjera të shqiptarëve, pasi skandali do t’a kalonte çdo masë të përfytyrueshme. Kryepeshkop Anastasi me kopenë e tij nuk ka të drejtë t’u rrëmbejë pronat shqiptarëve dhe t’ua japë grekëve për varre.

E keqja më e vogël do të ishte që të ishte ndërtuar vetëm një mauzoleum përkujtimor, në pronë të blerë ligjërisht dhe jo në truall kishtarë, nëse është falur trualli kishtar, ato tashmë konsiderohen të humbura dhe të pushtuara, pa të drejtë rikthimi. Kjo ngjarje kërkon hetim dhe sqarim, si nga organet tona kompetente, pasi ne nuk mund të lëmë askënd që trashëgiminë tonë kombëtare kulturore të na e kalojnë tek një komb tjetër, si dhe nga brenda Bashkësisë Ortodoksët Shqiptarë duhet të kërkojnë llogari për rrëmbimin e pronave të blera me gjakun e të parëve tanë.

Prandaj, Kryepeshkop Anastasi nëse nuk i lenë trajtimet intensive me fizioterapi që po merr në atdheun e tij, për të rigjetur ekuilibrin dhe forcat e humbura për të vazhduar detyrën, detyrë që duket se ka dritëhijet e veta, ndoshta ai duhet ta sqarojë edhe njëherë pozicionin e tij, mirë kësaj here, sepse historia e thotë mendimin e saj bazuar në dokumente dhe fakte, kur pashmangshmërisht figura e tij është për t’u marrë në studim, qëllimi dhe roli në Shqipëri.

Share This Article
24 Comments
  • Arben te lumte pena, por na sqaro ku mbaron deklarata e Rames, se ka ndryshim qe kete qendrim ta mbaje kryeministri.
    Jo qe nuk ka rendesi shkrimi jot ne gazete por ka rendesi qe shteti shqiptar te pozicionohet ne kete pike dhe me kete qendrim.
    Lutemi kryeministrit te japi spjegime.
    Detyrimisht spjegime

  • Arben te lumte pena, por na sqaro ku mbaron deklarata e Rames, se ka ndryshim qe kete qendrim ta mbaje kryeministri.
    Jo qe nuk ka rendesi shkrimi jot ne gazete por ka rendesi qe shteti shqiptar te pozicionohet ne kete pike dhe me kete qendrim.
    Lutemi kryeministrit te japi spjegime.
    Detyrimisht spjegime.

  • Nuk mbarojne kurre myslymanet e angazhuar ne lufte te vazhdueshme kunder Kryepeshkopit dhe ortodoksise shqiptare .

    • @ Nje ish myslyman shume i penduar

      Ti je një hajdar që nuk pendohesh kurrë, sepse të ka dhjerë Anusi nga vrima e tij.

      • vari leshte eshte bajge minorikare.
        Problemi eshte qe cfare do bej shteti jone konkretisht.
        A do mbaje qendrim dhe te marri masa?
        Perndryshe eshte pune e dhjere qe me PDne.

    • Ti ” nje ish musliman i penduar ” e ke fare kollaj qe te behesh ” nje ish Ortodoks i penduar ” . Po ti sje ne gjendje te kuptosh artikullin prandaj i turesh ” muslimanit ” po ai nuk eshte thjesht nje musliman se mban mbi supe koke te mencur
      Sa per dijeni une jam ” Ortodoks ” po jo I penduar

  • Ky eshte nje tjeter skandal i permasave te Kosines.Ky skandal tregon qarte ne drite te diellit,se kisha greke ne Shqiperi nuk ka asnje merak per faltoret e zotit,por zbaton me shejtanzi misionin paramilitar te nguljes se kufijve te shovinizmit grek ne Shqiperi.Varrezat apokrife te ushtareve pushtuesve greke ne Shqiperi, (Kufomat jane terhequr me kohe dhe jane varrosur ne Greqi) do te sherbejne per mijra vjet si piramida kufiri,si prove,si deshmi,si dokument,si shamia e Jagos ne duart e Desdemones.Me kete prove ne duar dijne greket se si e vertisin davane ne gjykatat nderkombetare,ne senatin amerikan,ne Kremlinin orthodhoks.Prishja e kishes ortodokse shqiptare,per te ndertuar varreza memoriale greke,duke shfrytezuar edhe varret e kishes per ushtare greke,eshte jo vetem blasfemi kufomafagesh,por nje krim i rende i kishes greke i kryer kunder popullit,shqiptar,kujtimit te te pareve te tyre ne toke te Shqiptareve.Kete akt te rende nekrofilet greke nuk do te mund ta kryenin kunder varrezave turke ne Greqi,kunder varrezave bullgare ne Greqi,por ne nje indiference vetevrasese e kryejne nje Shqiperi.I ftoj te gjithe shqiptaret te rrembejne kazma e lopata,rruspa e buldozere dhe te rrafshojne per toke memorjalet e rrejshem te pushtuesve greke te Shqiperise,sa nuk eshte vone!

  • Te lejosh Dhit-orianin dhalla,ku me shume i kundermon vrima e siperme se e poshtme,te vazhdoje te nxjerre kryet ne kete gazete,kjo don te thote te mos kesh respekt fare per qytetarin dhe vehten.

  • Edhe ne Korce,eshte nje varreze shume e madhe ku prehen 640,luftetare franceze te rene per hesap te frances ne vitin 1916,qe shteti shqiptar kujdeset e i miremban qe prej asaj kohe e ne vazhdim,ku edhe sot gjithe zona per rreth quhet nga populli i Korces “varret e francezeve”,por nuk kemi degjuar qe Franca te kete pretendime territorjale ne ate zone,bile dhe ish-liceu freng u zhduk si shurr’e pules,prandaj me duket si paranoje dhe mbartesit e ushqyesit e saj paranojake te skleposur.

  • Keto mazoleume ne te ardhmen do te behen vende pelegrinazhi per vorioepirotet per te nxitur pretendimet e tyre per territoret shqiptare. Shteti shqiptar nuk duhet te lejoje ndertimin e varrezave greke. Ata duhet te gjejne kockat dhe ti marrin ato ne vendin e tyre. Ushtria greke nuk ishte ushtri clirimtare. Erdhi ne vendin tone si ushtri pushtuese, pa lejen e qeverise shqiptare. Vrasja e ushtareve nuk eshte ne favor te clirimit te Shqiperise. Ata shkaterruan e vrane ne thellesi te Shqiperise. Edhe pse lufta ishte midis tyre dhe italianeve. Greket nuk kishin pune te futeshin ne territoret shqiptare. Historianet duhet te thone fjalen e tyre. Cfare ata mendojne per renien e ushtareve pushtues. A duhe ata te nderohen si heronj ne nje toke qe ata pushtuan? Keto varreza kane krejtesisht qellime irredentiste.

  • Nje eshte zgjidhja, zhdukja dhe largimi i turqve islame, i mbeturinave te osmaneve nga toka helene. Atehere do te begatoje ky vend qe eshte akoma ne sketere.
    Dhe mos llomotitni shume se ka zot othodhoksia dhe ai vendi.

  • O Toni. Nga ke ardhur ty nuk ke lexuar cik histori. Nuk e di se ne ato vende Greqia vuri poshte nje Itali fashiste me 40 milion. Nuk te ka thene gjyshi qe bashke me italianet fashiste ishin dhe ca islamoturkoshqiptare qe lepiheshin per nje sallam italie. lexo nje cik se te ben mire dhe kur te vij ushtria greke, sallamin qe do te lypesh do te jete akoma me i gjate dhe do te beje mire.

    • Mos e ngaterron me sallamin turk qe hengren gjysherit e tu ne Anadoll ?
      E dini mire ju gati eshte turku vjen tjau shtypi kokat

  • Edhe pse i vonuar ” historiani” në fjalë meriton vëmendje, pasi për herë të parë ai pohon se, misioni i një Kryepiskopi është ti shërbej Orthodhoksisë … ka ardhur si misionar me qëllimin që ta krishtërizojë këtë popull… gjithçka normale. ‘’Historiani në fjalë’’ nuk bën pjesë në ‘’popullin Orthodhoks’’ për pasojë nuk ka pse merakosesh aq për grigjën Orthodhokse. ‘’Historiani’’ shkon edhe më tej …askush nuk mund të bëjë ç‘të dojë më Kishën Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë që është pronë kombëtare dhe trashëgimi e gjithë shqiptarëve… nëse ai nënkupton edhe veten është ca marrëzi, pse, si mundet të pretendojë se ai, ‘historiani”, është pronar i objekteve fetare Orthodhokse të ndërtuar (siç na thotë edhe në këtë shkrim) me kontribute të besimtarëve të një besimi tjetër nga ai i ”historianit” ? … Kur, pronarë dhe kujdestarë të kishave, sipas ”historianit”, është populli që i ndërtoi … të këtij mendimi jemi edhe ne z.”historian” vetëm se, ti nuk je as trashëgimtari dhe as përfaqësuesi i popullit që e ndërtoi. Për pasojë mos u fiqiros. Nëse ti dhe ca si ti vazhdoni të fiqiroseni … për pronën e krijuar me gjakun e të parëve të Bashkësisë Orthodhokse Shqiptare, siç thua ti…, na jep të drejtën të ju akuzojmë se, ‘’instikti ‘’ i origjinës tuaj historike ende ju ‘’deh’’gjykimin dhe për këtë nuk ke ‘’fajë’’.

    • Nga doli ky historjan more mavri!
      Ky dhalla esht nje derr jevgu nga elbasani qe i sherben islamizmit me emrin pellazg
      Minoreni egjyptjan arben dhalla i biri pajtim dhalles e i matjane dhalles kopil e derr kopili i mubarakut te egjyptit duhet shtypur koka si ardhucke e jo te na bej historin ton!
      Te fala bei matjanes e prift nikolla markut qe i vjen era bajge njelloj si gjith jevgve si ty!

      • @beni-qeni

        Paska dhjerë prapë Anusi, që fillove të kakarisësh ti mor gjel pederast. Mos guxo ta përmendësh të përndriturin At Nikolla Marku me gojën tënde të ndyrë o qelbësirë antishqiptare.

  • Drejtesia.- More kur do ti hiqni dore nga budallalleqet per “pretenndimet’ se doni verio-epirin!?
    Ne duam Cammerin dhe ju doni veriepirin!!!??
    Ore jeni ne fiqir ju !? Nuk ecin me hilet tuaja…Doni te qendroni ne Europ ore greker hajduter apo doni t’ju perzene si hajdut qe keni qene dhe kini mbetur.
    Shqiptaret nuk jane sunit apo musliman,as nuk jane orthodoks te llojit tuaj….hileqar.Mblidhni mendjen dhe rrini urte se do te mblidhen djelmuriia dhe do t’ju bejne te merrni arratin…

  • Me pronat e veta KOASH-i mund te veproje si te doje, prandaj llalla me mire te shoh te vetat, perkundrazi shteti po cproneson KOASH-in sic ndodhi me Kishen e Shen Athanasit te Dhermi dhe pervec kesaj ka nderhyre brutalisht ne Kishen e Permetit, duke bere sakrilegje si dhe ka prishur gardhin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.
    Shteti i ka rrembyer pronat KOASH-t dhe ka borxhe ndaj Kishes dhe jo anasjelltas….,

    • Ja kush eshte mentaliteti i Koash-it, me pronat tona mund te bejme si te duam, tia japim tokat shqiptare Greqise qe ti beje varreza. Kjo eshte hapur nje sulm ndaj integritetit tone territorial dhe shteti duhet te nderhyje me me vendosmeri sesa ne Dhermi, se keta po dalin hapur qe kane ndermend te veprojne vetem kundra interesave te Shqiperise.

      Ato prona sjane tuajat qe mund tia jepni kujt te doni. Ato jane blere me gjakun e ortodokseve shqiptare per te sherbyer si bende kulti, jo si varreza te kobshme antishqiptare. Ju si kusare, po ia vidhni keto prona popullit shqiptare dhe po bashkepunoni me greket ne nje pushtim te heshtur qe po i behet trojeve tona. Edhe nese shteti yne i brishte nuk do tju vere para pergjegjesise, historia do ta beje patjeter dhe brezat e ardhshem do tju shohin me percmim me shume ju si bashkefajtore ne kete agresion grek, sesa vete Janullatosin qe po ben detyren ndaj vendit te tij.
      TURP!

    • @ilia

      Ku i gjete pronat ti mor hale? As ti as Anusi yt nuk keni prona këtu, sepse ato janë pronat e ortodoksëve shqiptarë, që nuk kanë asnjë lidhje me Greqinë e me pederastët e lindur atje. E përderisa janë të shqiptarëve, çdo shqiptari, pavarësisht nga besimi, i lind e drejta të shqetësohet për to e të mos lejojë që qentë si ty e si padroni yt t’ia grabisin shqiptarëve.

  • E drejta e prones eshte e shenjte. Pronat jane te KOASH-it, ka institucion qe i administron, pra e perseris, se mund te beje c`te doje. Per ceshtjen e grabitjes se prones ne Dhermi, Kishes dhe truallit perkates, ceshtja mund te zgjidhet vetem ne BE ose Strasburg. Patjeter qe shteti duke patur forcen mund te grabise prona, por ne kete rast nuk eshte shtet demokratik.

    • Ngaqe e ka kete force, i behet thirrje qe te ndale pushtimin e heshtur te Shqiperise nga ana e Greqise, nepermjet KOASH-it, me ane te faljes se pronave te ortodokseve shqiptare. Nese keto prona tjetersohen ne shkelje te ligjit, shteti duhet te nderhyje me te gjithe fuqine qe i kane mandatuar shqiptaret.

      KOASH, eshte kthyer ne armik kombetar, bashkepunetore e forcave qe kane pretendimet territoriale ndaj nesh, dhe po u fal apo shet pronat, ne kembim te financimeve te “mrekullive” qe Anastasios po pretendon se po ben ne Shqiperi. Dhe ju naivet, besoni se gjithe ai lek vjen kot, jo, vjen sepse po kryhet pushtim, jo me ane te luftes, por me ane te marrjes se tokave tona. Te ngrihemi e te ndalim kolaboracionistet e KOASH-it ne kete pushtim te heshtur dhe tinzar qe drejtohet prej Janullatosit.

  • Kur te dale ligji mbi fene do te ndahet shapi nga sheqeri.atehere do te kemi mundesi edhe ne edhe greket te shohin se te kujt jane pronat e kishes (KOASH)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *