Kisha Ortodokse kundër publikimit në foto i nuseve tek ikonat, fyerje për objektet e shenjta

Herion Mesi

Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka reaguar sot në lidhje me reklamat dhe promovimet e ndryshme që bëhen nga modele, duke u veshur me fustane nusërie, brenda ambienteve të shenjta.

Me anë të një kërkese, drejtuar autoriteteve, Kisha ka kërkuar kthimin e manastireve dhe objekteve të shenjta. Në kërkesën e saj, Kisha pohon se “publikimi në foto i nuseve tek ikonat, fyerje ndaj kishës’.

Sipas Kishës, ky fakt nuk ndihmon në harmoninë fetare që të mburremi si vend. “Veprime të tilla nuk promovojnë trashëgiminë. Sakrilegje të tilla nuk bëhen në objektet e feve të tjera.”, citohet në reagimin e Kishës Ortodokse. / H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *