Kisha Ortodokse sfidon censusin, nis regjistrimin ditën e Krishtlindjeve

anazapta

Paralelisht me festimin e ditës së Krishtlindjeve, Kisha Ortodokse ka nisur regjistrimin e besimtarëve të saj. Pas kundërshtimit të censusit, i cili e nxjerr komunitetin ortodoks më të vogël në numër se ai katolik, kisha ortodokse ka ndërmarrë hapin e parë për numërimin e njerëzve që i përkasin këtij besimi.

Dje në të gjitha kishat ortodokse ishin vendosur formularë, në të cilët besimtarëve u kërkohej të deklaronin besimin e tyre si dhe të përgjigjeshin nëse janë regjistruar nga censusi që nisi në tetor të 2011-s.

Kisha ortodokse e ka kundërshtuar censusin, sipas të cilit në Shqipëri janë ortodoksë 6.8 për qind e popullsisë, ndërsa katolikë 10.11 për qind.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *