Kisha ortodokse është e pakënaqur me rezultatet e censusit. Sipas klerit ortodoks,ndjekësit e këtij besimi në Shqipëri përbëjnë të paktën 24 për qind të popullsisë.
Sipas Kishës Ortodokse, “metodologjia që u ndoq për regjistrimin e përkatësisë fetare nuk iu përgjigj aspak metodës elementare objektive që ndiqet në vendet evropiane, ndërkohë që pyetja ishte e vështirë, e paqartë dhe fakultative për qytetarët. Kisha nuk njeh të dhënat mbi përkatësinë fetare të popullsisë, ndërsa sqaron se plane dhe veprime të tilla mund të minojnë bashkekzistencën dhe harmoninë fetare për të cilën jemi përpjekur”, thotë kisha.
artikulli eshte I gabuar. jemi me shume. Kisha thote qe 24% e popullsise kane marre cerfifikaten e pagezimit ne regjistrat e kishes. Pastaj shifra eshte me e madhe sepse ka te pagezuar jashte vendit, kishes orthodhokse greke apo amerikane apo te pa pagezuar per shkak te mbylljes se kishave gjate komunizmit.
ky census ka qene fyerja me e madhe qe qeveria I ka bere komunitetit orthodhoks qe bashke me nderhyrjet e vazhdueshme ndaj klerit po e ben te pamundur bashkejetesen fetare..