Kishim dikur një flotë luftarake detare

Ornela

Kur nëndetset e Flotës Luftarake Detare Shqiptare lundronin në ujërat e Adriatikut, Jonit dhe deri në Mesdheun e largët. Si u bë Shqipëria më një bazë detare nga më të fuqishmet e Traktatit të Varshavës, shkëlqimi dhe venitja…

Jovan Bizhyti

Historia e Flotës Luftarake Detare Shqiptare midis të tjerave, është e lidhur ngushtë dhe me Gjirin e Vlorës, me atë perlë të bukur, që njerëzit vazhdimisht e kanë parë dhe shijuar si mjedis të këndshëm turistik çlodhës e argëtues, pa e menduar shumë që ai në vetvete ka mbartur dhe shumë legjenda e histori luftërash e heroizmash, në mbrojtje të territoreve shqiptare.

Ky gji strategjik, ka strehuar anije peshkimi, tregtare e luftarake që nga antikiteti i lashtë, mesjeta e hershme dhe e vonë, të cilat kanë lënë gjurmë historike kryesisht të nënujshme. Ndërsa pushtimet e Perandorisë Osmane, strehuan aty një pjesë të flotës luftarake detare që kontrollonte Adriatikun, Jonin e deri në Mesdhe, nën komandën e një Pashai turk, që pas largimit në vite e shekuj, la pas emrin e tij. Kjo pjesë në thellësi të gjirit, e fshehur nën hijen e Karaburunit, quhet dhe sot e kësaj dite, “Pashaliman”, shqip “Limani i Pashait”, ku liman do të thotë, “gji”, për strehim anijesh.

***
Së fundi, çlirimi i vendit nga pushtimi nazi-fashist, e gjeti Shqipërinë pa flotë detare luftarake. Edhe ato pak mjete të thjeshta e primitive, që kryenin detyra mbrojtjeje e patrullimi në vijën bregdetare, u shkatërruan nga lufta. Në dhjetëvjeçarin e parë të pasluftës, me ndihmën e BS, aleati kryesor i Shqipërisë ato kohë, u hodhën bazat e para për krijimin e një flote luftarake me motoskafe me armatim të lehtë dhe më pas me disa mjete të vogla e të shpejta luftarake, që quheshin “Katër-Silirues”, pas tyre dhe disa “Dragamina”, me të cilat Shqipëria në ato kohë siguronte ruajtjen e kufijve detarë të saj.
Por Shqipëria e vogël në hapësirën bregdetare, kishte vende shumë strategjike për të zotëruar jo vetëm kufijtë detarë të saj, por për gjithë hapësirën që përfshin edhe detin Jon e më tej në Mesdhe. Dhe një nga këto pika strategjike ishte, Gjiri i Pashalimanit, një vend ideal strehimi, jo vetëm për ato pak anije luftarake që kishte Shqipëria ato kohë, por dhe për një flotë më madhe e më moderne.
Kjo i tërhoqi vëmendjen aleatit të ngushtë që kishte Shqipëria në atë periudhë, Bashkimit Sovjetik. Në tetor të vitit 1957, erdhi për vizitë në Shqipëri, ish Ministri i Mbrojtjes i BS, Mareshalli i shquar i luftës së Dytë Botërore, G. K. Zhukov, ku midis të tjerave, u vendos që gjiri strategjik i Pashalimanit të kthehej në një bazë të fuqishme luftarake detare jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për aleatët e saj në vitet 50 e 60-të të shekullit që shkoi, siç ishte “Traktati i Varshavës”, Aleanca Ushtarake e vendeve të lindjes komuniste.
Ishte një ëndërr për ushtrinë shqiptare, e veçanërisht për armën e marinës luftarake, ngritja e një flote të madhe e moderne, që nga fundi i viteve 50-të u bë realitet me ardhjen e mjeteve detare luftarake me përmasa të mëdha dhe së fundi grupi i nëndetseve me bazën përkatëse, që i dhanë emrin, “Flota Luftarake Detare (FLD) e Shqipërisë, me atë uniformën e bukur të marinarëve, me pelerinën ngjyrë deti mbi supe dhe shiritat e zinj në kapele shkruar me gërma të argjenda, “Flota Luftarake Detare”.
Kush e ka mbajtur në trup atë uniformë të bukur dhe elegante dhe kush ka lundruar me ato mjete të shpejta e të sigurta në hapësirat detare të Adriatikut e Jonit, e kujton me krenari atë arritje madhështore të Flotës sonë Luftarake, e cila tregoi se specialistët e arsimuar ushtarakë të armës detare dhe djemuria e atij brezi të shërbimit të detyrueshëm të mbrojtjes sonë detare, jo vetëm i dolën për zot përdorimit të asaj teknike moderne për kohën, por përvetësuan në një kohë rekord çdo post luftarak, veçanërisht nëndetëset, të cilat nisën të kryenin stërvitjet në ujërat e Adriatikut e Jonit, bile dhe deri më tej në Mesdheun e largët.

***
Gjiri i Pashalimanit, nga një strehëz e thjeshtë e mbrojtjes së anijeve peshkarexhe nga erërat e stuhishme detare, në vitet 1957-58, u kthye shpejt në një port modern luftarak për ankorimin e mjeteve mbi dhe nënujore të Flotës së Re Detare Shqiptare të porsa ngritur. Madhështinë e kësaj flote e plotësoi dhe ardhja e nëndetëseve në gushtin e vitit 1958, me lundrimin e tyre të gjatë nga baza e Kaliningradit në brigjet e Balltikut verior të BS, të udhëhequra nga baza e tyre lundruese, “Njemçinova”, që në Shqipëri mori emrin “Tomorri”, e drejtuar nga Admirali rus Jorgorov, i cili vite më vonë në betejat politike ruso-shqiptare, u personifikua me personazhin e “Zheleznovit” në filmin shqiptar të viteve 70-të, “Ballë për Ballë”, mbi motivet e romanit “Dimrii vetmisë së madhe” të shkrimtarit Ismail Kadare.
Në atë udhëtim të gjatë e të vështirë mbi 20 ditor, duke përshkuar edhe Oqeanin Atlantik me Gjirin e Biskajës, Gibraltarin e Detin Mesdhe, grupi i nëndetëseve mbriti atë fund gushti të vitit 1958 në portin e përgatitur enkas të Pashalimanit. Në këtë lundrim të gjatë e të vështirë, krahas ekuipazheve sovjetike, ishin të pranishëm dhe komandantët e ardhshëm shqiptarë të nëndetëseve, Kapiteni i Rangut të Parë, Xhemal Shani, që bë komandant i brigadës së nëndetëseve, si dhe komandantët Dashamir Ohri, Spiro Kote, Shyqyri Çukaj dhe Beqir Gërbi.
Ajo teknikë e re dhe e vështirë për efektivat shqiptare, u përvetësua në një kohë rekord, në sajë të vendosmërisë e përkushtimit, duke marrë në dorëzim postet dhe mjetet luftarake, që kohë pas kohe realizuan stërvitje me nivel të lartë luftarak. Një shembull të tillë tregoi ekuipazhi i nëndetses së dytë të brigadës së nëndetseve, me lundrimin e parë të saj të gjatë e të vështirë prej 21 ditësh në thellësi të ujrave të Adriatikut, Jonit dhe deri në Mesdhe. Ishte një stërvitje e vështirë për faktin, se i gjithë lundrimi dhe fazat e stërvitjes prej 21 ditësh u zhvilluan nën ujë me nivele të ndryshme thellësie, pa dalë në sipërfaqen e ujit. Nëndetsja drejtohej nga Komandanti Toger Shezai Kasa, zv/komandanti Toger Skënder Doçi, inxhinieri mekanik Toger Korab Mejdani e detarë të tjerë.
Ky lundrim u realizua në korrik të vitit 1959, pothuaj një vit pas ardhjes së kësaj teknike të re për flotën tonë luftarake. Lundrimi ishte i detyrueshëm për t’u realizuar në thellësi të ujrave detare, për shkak jo vetëm të kërkesave të stërvitjes në kushte lufte të vështirësive maksimale, por dhe të situatës që përjetonte vendi ynë në atmosferën e “luftës së ftohtë”, që zhvillohej midis dy kampeve kundërshtare dhe kur Flota e 6-të Amerikane ishte e pranishme në ujrat e Detit Mesdhe.
Në këtë lundrim, ditën ecej në thellësinë e periskopit, ose siç quhet në gjuhën detare P.D.N.-së, për të vëzhguar çdo lëvizje në sipërfaqen mbi ujë, ndërsa natën lundrohej në thellësinë nga 70-120 metra dhe me një shpejtësi 4-4.5 nyje në orë, (një nyje baraz me 1852 metra). Në objektivin e kësaj stërvitjeje, vëzhgohej lëvizja e anijeve të peshkimit, tregtare apo dhe luftarake mbi sipërfaqen e ujit, ndërsa nën ujë vëzhgoheshin lëvizjet e nëndetseve kundërshtare. Vëzhgimet në sipërfaqe kryheshin me periskop, kurse ato nënujore me aparat Hidro-akustik, ku në komandën qendrore ishte dhe grupi i Timonierëve dhe busulla e drejtimit, komanduar nga komandanti Shezai Kasa. Në nëndetse një rol të rëndësishëm lozin dhe repartet e postet e tjera luftarake si: Elektro-shtrumani, Siluristët, Radistët, Elektriçistët, Motoristët, Hambaristët, Bateristët, Lokacioni e tjerë.
Vështirësia më e madhe që u ndesh ekuipazhi i kësaj nëndetseje, ishte temperatura e lartë 40-45% në çdo post luftarak, për arësye se ndikonin shumë faktorë: ndikonte fakti që gjithçka ndodhte në izolim nën ujë, ku mungonte ajri natyral, jo më pak ndikonte dhe nxehtësia e mjeteve motorike, nxehtësia që prodhonte reparti i baterive që vinte në lëvizje nëndetsen, po ashtu dhe frymëmarrja që prodhonte efektivi prej rreth 30 detarësh të ekuipazhit të ndarë në postet e tyre luftarake, që krijonte një situatë të rëndë me temperatura të larta.
Kjo stërvitje, nuk kishte vetëm qëllimin e përgatitjes luftarake e teknike të ekuipazhit dhe përdorimin me funksion të plotë të gjithë nëndetses, por dhe zbatimin e situatave në kushte lufte, vëzhgimin dhe zbulimin e lëvizjeve të mjeteve detare të armikut dhe në fund asgjësimin e tyre, sigurisht në aspekt stërvitjeje në mësim tregues. Të gjitha këto, ekuipazhi oficerë e detarë i realizuan me sukses.
***
Pas 21 ditësh e netësh lundrimi në thellësi të ujrave të Jonit e Mesdheut, pa parë në asnjë rast dritën e diellit, nëndetsja u kthye krenare në bazë në portin e Pashalimanit, ku u prit në mënyrë festive nga drejtuesit dhe detarët e brigadës së nëndetseve, si dhe drejtuesit e komandës së Flotës Luftarake të asaj kohe, me në krye Kondra-Admiralin Teme Sejko, Komandant i Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë.
Pas atij lundrimi të gjatë e të vështirë, çdo pjestar i ekuipazhit kish rënë në peshë 10-15 kg. si rezultat i mungesës së dritës natyrale të diellit e ajrit të atmosferës, përdorimit të ajrit të kondicionuar, si dhe temperaturave të larta, që shkaktonin djersitje të madhe trupore. Edhe pamja e syve nuk ambientohej lehtë me dritën e zakonshme të diellit përvëlues të korrikut, jo më pak kërkonte përshtatje dhe frymëmarrja me ajrin e pastër por të ngrohtë të atmosferës, përzier me freskinë që depërtonte nga gryka e Llogorasë. Të gjitha këto vështirësi, detarët i kaluan me sukses, në saje të moshës rinore, por dhe angazhimit dhe vullnetit për t’i shërbyer me devotshmëri Atdheut të tyre.
Brigada e nëndetseve përbënte atë kohë armën dhe teknikën më moderne të Flotës sonë Luftarake Detare dhe kjo detyrë sa e rëndë dhe e vështirë, kërkonte angazhim e sakrifica maksimale, për të cilat ekuipazhet përkatëse me komandantët e tyre në krye, i realizuan me sukses. U shquan mjaft nga këta kuadro drejtues të arsimuar në shkollat ushtarake detare në Baku, Sevastopol dhe Shën Petërsburg të BS. Të tillë ishin: Xhemal Shani, Stavri Çika, Dashamir Ohri, Muharrem Lulolli, Shezai Kasa, Spiro Kote, Shyqyri Çuko, Beqir Gërbi, Skënder Doçi, Aleko Pojani, Petrit Myftiu e shumë të tjerë.
Flota Luftarake Detare, përveç brigadës së nëndetseve në Portin e Pashalimanit, me bazën lundruese të përmasave të mëdha, “Tomorri”, me Komandant Stavri Çika, kishte dhe brigadën e anijeve luftarake mbi ujëse të ishullit të Sazanit, me “Gjuajtësat luftarakë”, “Dragaminat” dhe “Katër-Siliruresat” e shpejtësisë së lartë, po ashtu dhe detashmenti i anijeve ndihmëse mbiujëse siç ishin: anija e “Dragës”, që thelloi portin e Pashalimanit me komandant Izet Velçani, anija e “Çmagnetizueses”, që shkarkonte nëndetset dhe anijet e tjera luftarake nga ngarkesat elektriktro-magnetike kundër fushave të minave detare, me komandant Xhevit Selimullari, anija “Çisternë”, që furnizonte anijet luftarake me ujë e karburant me emrin, “Linda”, “Rimorkiatori” me fuqi të madhe tërheqëse, me komandant detarin e vjetër, Dulla, anijet e vogla “Hidrografike”, “Polumbarja” me grupin e polumbarëve, e shumë e shumë anije të tjera ndihmëse.

***
E gjithë ajo flotë luftarake, ishte një garanci për ruajtjen e kufijve detarë të Shqipërisë, sigurisht e mbështetur dhe nga një artileri e fuqishme bregdetare e instaluar në pikat më dominante të bregdetit, në ato kushte izolimi e rrethimi që përjetonte Shqipëria komuniste, shto këtu dhe klimën e nderë të presionit që krijonte “lufta e ftohtë” midis dy kampeve rivale botërore.
Eshtë për të ardhur keq, që pas dy-tre dekadave arritjesh e suksesesh, shumë nga ato mjete detare të rëndësishme të asaj flote, duke përfshirë dhe nëndetset, pas një amortizimi të gjatë pune, arritën që vit pas viti të dalin jashtë funksionit, duke përfunduar në skrap! Nga nëndetset ka mbetur vetëm skeleti i njerës prej tyre me numrin 105, që ruhet si relike në kujtim të historisë të asaj kohe, ku shpesh thuhet: “Kishim njiherë një flotë luftarake detare shqiptare të madhe dhe moderne, që ka lënë pas nostalgjinë dhe krenarinë e asaj kohe, kur nëndetset e saj lundronin në ujrat e Adriatikut, Jonit e deri në Mesdheun e largët”.

Porti ushtarak i Pashalimanit.
Grupi i nëndetseve.
Nëndetsja 105.
Gjuajtës luftarak.

 

 

 

 

Share This Article
28 Comments
  • Tani kemi “Gjirin e Lalezit” te Saliut dhe Metes..
    RESPEKTE PER ATE GJENERATE Burrash, qe Sherbyen ne Bazen Detare te Pashalimanit..lol

  • Z.Bizhuti ju lutem c`mund te me thoni per admiralin ABDI MATI qe ju ndoshta per aresye “harrese” nuk e permendni….Ngelem ne pritje te nje sqarimi nepermjet kesaj gazete…Faleminderit..

  • Z.Bizhuti me pelqeu shume shkrimi per Floten Luftarake,eshte me te vertete nje historik legjende….por nje gje me beri pershtypje…sepse dikur kam njohur nje Admiral te Flotes tone me emrin ABDI MATI…..qe nuk permendet ne tere kete ekspoze legjende…Si eshte mundur…Ju lutem mund ta koregjoni kete “harrese padashje” nepermjet kesaj gazete te nderuar…Ju faleminderit..duke pritur …

    • Po ta jap une pergjigjen. Z.Abdi Mati ishte nje djale nga familje patriotesh qe ju bashkua levizjes AFNC. Ai punoje dhe ngriti nje FLD qe autori per ironi na e thote: Kishim dikur nje fllote luftarao detare. Ze ne goje shume kuadro qe kane sherbyer ne FLD dhe ndalet vetem tek autoret sipas librit te I Kadares per qendresen e shqiptarve ne bazen e Pashalimanit pa e permendur arqitektin e kesaj force detare .
      Ky Bizhuti ose nuk e njeh hisorine tone ose ka dashur qe komentuesit on line te mos orjentohen drejt se cfare ndodhi ne fakte ne kete Baze Ushtarako -Detare e perbashket me BRSS.
      Une kam bere nje koment me kendveshtrim tjeter por redaksija e gazetes Dita nuk e ka lejuar te lexohet . Ndoshta prish pune kur shprehim te vertetat e tragjedive qe kane hequr e heqin ne kurriz shqiptaret nga e kaluara dhe e sotshmja .

      • Ca flet or debili komentues spata?

        Beqir Balluku e pranoi vet se ishte agjent i udb dhe me ate planin e tij per mbrojtjen do ia hiqte ai Enverit komanden e ushtrise dhe do e merrte vet. Pastaj Beqiri do i bente grusht shteti Enverit me ushtrine. Beqirin e tradhetuan Petrit Dume dhe Hiti Cako se nuk donin qe Beqiri te merrte pushtetin pas grushtit te shtetit. Ata e denoncuan Beqirin por rane edhe vet brenda.

        Llambi Zicishti e pranoi vet qe do helmonte Enverin me urdher nga udb. Ca do me ti?

        Lubonja ishte pa asnje dyshim agjent i udb. Shiko Lubonjen sot dhe duket fare qarte qe ai ka ndergjegje serbe. Shikoje kete qen si flet kunder Skenderbeut dhe historise se Shqiptareve:

        https://www.google.de/url?sa=t&source=web&rct=j&url=https://m.youtube.com/watch%3Fv%3DEu0jQpurKRI&ved=2ahUKEwin4_247a7pAhUCZxUIHZWcD4cQwqsBMAF6BAgKEAk&usg=AOvVaw0scc_nHpQ5H4pS9TapspiG

        Po ne 1949 kur sulmoi greqia? Nuk ishte rrezik? Mos harro pushtimin e jugut nga greqia ne 1912, 1913, 1914,1940 dhe 1941.

        Ca jane keto cmendurira qe ke shkruajtur keshtu? Po Shqiptaret ne Kosove, Maqedoni, Presheve dhe Mal te Zi vetem se ishte Shqiperia shtet i fort dhe nuk i pirdhte fare vendet armike ballkanike e ruajten identitetin kombetar dhe trojet e tyre etnike.

        Po Çamet kush i deboi? I deboi greqia me urdher nga britaniket dhe amerikanet. E ke te shkruajtur kete edhe ne disa libra te tyre.

        Pse nuk i thua keto te verteta ti?

  • Gjithmone ne shqiptaret kemi pasur, por ne moment nuk kemi kurre! Po te kishim edhe pak me teper perkushtim, pergjegjsi dhe pune, do te kishim edhe ne moment gjithshka.

  • Terhoqi vemendjen e BRSS dhe Traktatit te Warshaves-shkruan autori.
    Nuk eshte e vertete.
    Aq sa ka terhequr vemendjen e NATOs dhe SHBA keto 30 vjet.Nxirrni arkivat e deklasifikuara te Moskes.Mos jepni vetem aktorlleqet e Enver Hoxhes per te larguar sovjetiket nga Pasha Limani,por jepni edhe 5 vjet lutje ,pergjerime,vajtime te enver hoxhes ne Mbledhjet e Traktatit te Warshaves dhe me kreret me te larte sovjetike per te sjelle Forcat e Traktatit te Warshaves ne Pasha Liman.:-Na keni braktisur!Na keni lene vetem perballe Imperializmit Nderkombetar.Kercenohemi nga Imperializmi Italian,nga monarko-fashistet greke,nga revizionistet Jugosllave!
    Me shume i lutej Zhukovit,deri sa u detyrua heroi i luftes II bot. te vije vete ne Shqip[eri,Sakrifice qe i kushtoi edhe shkarkimin..
    Sovjetiket e kontrollonin Mesdheun nepermjet bazave te tyre ne Egjipt dhe Siri ku kishin investuar seriozisht.
    Me permirsimin e maredhenjeve me Jugosllavine,Pasha Limani ishte nje xhep i kote per BRSS.Realisht Italia nuk ishte kercenim per Traktatin e Warshaves,ndrushe nga dramatizimet e Enver Hoxhes.
    Prandaj sovjetiketr u larguan me shpejt se erdhen,duke lene 4 Ubot te tipit gjerman te luftes II BOT.,kur kishte filluar epoka e nendetseve berthamore.

    • E ke shkruar si te kete nxjerre Nikita nga hundet ,Moj sine. Qau si qau diktatori 4 nendetese nga rusi dhe avione e tanke nga vellezerit kineze ja la Shqiperise.Ruset i nxorri me shqelma bitheve dhe pepinot ushkur derisa iken ruset nga Vlora.lexo memot e Andreotit per te pare sa e frikshme ishte Vlora per italianet.Edhe sot putini e ka Tartusin por per nje shkemb ne Mal te zi beri puc.Behu shqiptar demo i dashur,i yti mishin ta ha por kocken ta ruan.

      • Ruset jane me muzhike se shqiptaret, por neve jemi kerthiza e botes. Na duket ashtu te pakten. Po te donin ruset te rrinin ne Shqiperi, kishin future tanket sic bene tjeterkund, boll u krekosem per trimerine e shqiptareve apo Enverit. Ruset vune perpara Hitlerin dhe u vrane 27 milione per ate pune, keshtu qe nuk e kishin problem te vinin perpara edhe Enverin. E verteta eshte qe nuk na pjerdh njeri, kemi nje baze ushtarake ne ate bithe vend dhe aq. 4 nendetese I sollen ruset se aq meritonim. Edhe MIG-et, aq sa ke nuk I ke nga zotesia e Enverit, I ke se aq mendonin ruset se meritoje.

    • Demo, Italia vete nuk perbente kercenim per Traktatin e Varshaves, por ne Itali ishin bazat e NATO-s. Pastaj, vete faktit qe Shq. ndenji ne Traktatin e Varshaves deri me ’68-en, kur hyn ruset ne Prag (gusht, ne mos gaboj), tregon se ato nendetse qendruan ne kuader te kontratave te meparshme me Traktatin e Varshaves, dhe pas disa vjeteve do i kalonin shqiptarve, -gjera te ditura me kohe. Pra, nuk eshte puna i la, ua mori, te vjetra, te reja! Nxjerrja e rusve nuk ishte pune e kollajte fare, se ata mund te benin edhe nje puc e te vendosnin simpatizantet e tyre. Por mos harrojme se flota e 6 amerikane ishte kete kohe ne mesdhe! Dhe c’pune kishte aty, e c’gjyq ishte ai i Teme Sejkos pas disa muajsh, per keto te duhet te lexosh veprat e PPSh dhe Enver Hoxhes, packa se ato i mbulojne dhe zbukurojne ngjarjet.

  • Byzhyti duket qe e ka kopjuar se nga termat qe perdor jane gabim. Te harrosh Abdi Matin?! Te harrosh Qamil Poden?! Nuk mund te harrosh qe ne vlore kishte nje akademi ushtarako detare. Nuk mund te harrosh komandantin Hazis Hasa. Nuk mundet te shkruash nje histori me fjale kafenesh. Ka nje date qe ka vlere historike. Pak me me pergjegjesi. Shkruajte qe kishim dhe tani asgje. Edhe? Perse u duhet shqiptareve Forca detare? I nderuar autor duhet te hapesh nje debat. Kjo e sotmja cfare eshte Roje bregdetare apo Force detare?!

  • Meqe kam bere marinen ne Sazan dhe shkonim nje Pashaliman per rimont,duhet ta dine Shqiptaret se anijet luftarake Shqiptare ne rast lufte nuk kishin asnje asnje shanc,ishin karakatina te vjetera ruset dhe kineze,anijet me gjoja moderne ishin gjuajtesit e vegjel qe kishte a 3 a 4 te tille prodhim kinez.silurat ruse ishin kot fare si antike,ato kineze,gjithe probleme,fusnin uje shume nga aksi dhe ne marrinaret rrinim nga dy dite duke nxjerrur ujin,kishin dy 14,7 kunderajror pa ftohje,ne det te hapur sa te futesh ti nje F16 ne shenjester me duar te ka shtytur ai.silurat here shkrepnin here jo,lere qe doje gjysem dite te armatosje dy silura.kishin flote te vrisnim ndonje Shqiptar te shkrete qe tentonte arratisjen dhe te benim sikur godisnim nje dron me 10 km me ore ne Borsh.ishin teknollogji e luftes se dyte,asnje shance per lufte me asnje flote gjitone.vetem po te donin njerez te vdekur kot gjoja luftuan ne rast lufte.akademia e vlores ishte nje shkolle nate me disa motore te vjeter dhe oficera qe hanin fasule dhe pilaf.kater silurat kishin nje ne gadishmeri qe dilte ne det per tre minuta per ndonje skaf Italian,dhe me marrinaret me bark bosh ,luften nuk e fiton njeri me bark bosh..cdo gje qe beri komunizmi ishte fare kot ne marine shumica e anijeve ishin donacione hekurishtesh..me oficera qe vinin per pilaf dhe vidhnin ushqimet e marinareve,rrobat,bataniet..4 vite ne sazan nje marrinar ishte me I zoti se skrapallinjte qe sillte partia qe nuk dinin as notin..nostalgji hajde ,po flote per lufte Kurre.

    • Shko mor Kar ku merr vesh ti. Mis u bej i mencur. Ti qenke nje rrite kari qe se pashe shokun. Gjate vite te regjimit kush kryente sherbimin ushtarak ne FLD merrte nje profesion dhe i sherbente gjithe jeten. Le te dali dikush dhe te thote te kunderten. Kush ja sherbyer ne anije ka marre profesion dhe eshte bere njeri. Le ta lëmë regjimin menjane. Une kam sherbyer ne ate FLD dhe e them me bindje, eshte e vertete qe nuk kishim nje Flote si ajo e vendeve perendimore por kishim nje armatim te mjaftueshem qe te kryenim me se miri misionin qe na ishte ngarkuar. Ne ishujt Malvine ne argjentine nje nendetse e luftes se pare boterore kriojoj jo pak shqetesim per Floten britanike. Duhet te te kujtoj se armatimi vertete ishte lindor por eficent. Po ju kujtoj disa fakte. Ato 12.7 apo 14.5 mm qe flet ti po i perdor sot ISIS dhe ka krijuar nje shqetesim jo pak te vogel tek partneret Anti ISIS. Ne 1949 nje ushtri e sapodale nga lufta i tregoj vendin ushtrise monarko fashiste greke. Zbulimi ushtarak ishte shume eficent dhe per tu vleresuar. OSSH – apo sigurimi i shtetit tregoi eficencen e vet ne luften kunder bandave diversioniste te mbeshtetur nga dy shtetet me te firta te botes SHBA dhe ANGLIA. ushtaraket shqiptare kryenin detyra te vazhdueshme zbulimi ne vendet fqinje dhe kryesisht Kosoven. Maqedonine dhe Malin e zi. Zbulimi ushtarak kishte dijeni jo vetem emrin dhe familjen e komandanteve jugosllave por edhe nivelin e tyre te pergatitjes deri ne nivel batalioni. Perkushtimi i oficereve shqiptare ishte nga me te lartit ne bote. Jemi te varfer vertete por kishim pergjegjesi te larte ne kryerjen e detyrave. Kishim nje aviacion dhe FLD qe nuk guxonte kysh te shkelte as hapsiren ajrore dhe as detare. Shqiperia me numrin e armeve njerezve tekniken zbulimin ushtarak kishte krijuar nje deterrence ne rajon. Pamvaresisht regjimit politika e shtetit ishte krejtesisht mbrojtese dhe kjo politike i lehtesoj buxhetin jo vetem vqinjeve toksore me daljen nga Traktati i Warshaves. Ky lehtesim buxheti mbrojtjeje i ndihmoj me shume Italise si vend antar i NATO-s. Forcat e admatosura te RPSSH e perfunduan misioni e tyre me sukses gjate luftes se ftohte, dhe kjo force ishte edhe nje baze sigurie per popullin shqiptar ne ish jugosllavi. Ku jemi sot? Ne 1997 ne gerdec ne 21 janar. Ne instrumentalizim politik te cdo sektori te sigurise kombetare. Miliarda dollare pasuri ushtarake dhe terrene ku jane sot? Si u menaxhuan mbas 1992??? Shko pyet Sali Berishen.

      • Po Une shpreha si e kam jetuar, Karin e ke ne shtepi tek gop I motres,nenes,vajzes,dhe tek bytha jote me mut komunisti.po cfare profesioni te merrte marrinari o debil,qe vdiste per buke ,se vidhej ushqimi nga kapterat dhe officerat,jepnin nje gjysem kuti sardele ne dite.nga sazani ne bisht palle katersiluruesi kinez donte kater ton nafte dhe kur mbrinte ne bisht palle,duheshin 3 dite te merrte veten nga avarite,silurat nuk I gjuante dot pa full gaz dhe plasnin tubat e vajit kudo.ku merr vesh ti qorr peshkarexhash…NATO e shtypte me bythe floten e barkthateve,ne marrine kur dilje me mision marrinareve ju jepnin Arme pa karrikatore se e dinin qe do I hidhnim nje det fshataret e skraparit..armet ne shqiperi hyne me donacione o majmun,cilesi kineze hesapi….4 vite ne sazan dhe ne pashaliman u bere ti Bari delesh te na tregosh marrinen qe nuk hordhi nje plumb ne lufte po vriste ndonje turist me skaf qe kishte humbur ne det.O Detar te qifshin gruan te gjithe ata mijera djem shqiptare qe I Burgoste ne sazan xhaxhi qelbesira… se lufte as nuk beri as nuk fitoi per 45 vite,po vrau dhe shtypi popullin e tij.Te qifsha vajzen dhe gruan dhe ti te shikosh se te pelqenka…doje sharrje merri o pederast qe te ka qire yt ate qe 1 vjech.

  • Ja o Apollon,po ta tregon ushtaraku i Sazanit TT gjendjen e vertete te karakatinave te luftyes II Bot,qe do canin Italine mes per mes.Sa filma jane bere nga Kinostudio per agjentet e huaj qe do vidhnin teknologjine ultramoderne te karakatinave te Pasha Limanit.Aksioni me ushtarak i flotes ushtarake ka qene vrasja e dy turisteve italiane me gomone,qe kishin humbur rrugen .Te gjitha nendetset,tanket dhe aroplanat i kishit per te trembur ARMIKUN E KLLASES.

    • O Demo ky TT-ja ka qene nje ushtar i sherbimit te detyrueshem. Ka qene nje cope ushtari dhe asgje me shume edhe pse ne FLD u jepej profesion si Radist, Elektricist apo motorrist edhe rrobaqepes e guzhinier ky paska ngelur injorant. Po e them qe kishim nje flote lindore por e mjaftueshme per tu mbrojtur ne kushtet e luftes se ftohte. Te gjithe oficeret dhe gjenaralet edhe ata qe vrau Enver Hoxha ishin patriote dhe te perkushtuar. Gjeneralet asnje nuk ka tradhetuar por politika dhe etja per pushtet i vrau. Cfare po behet sot? E njejta gje se po ne jemi. Cdo shtet ka ushtrine e vet dhe mbrohet. Ne e beme kete sepse kishim pergjegjesine para shtetit dhe popullit qe na paguante dhe na sterviste. Hidrocentralet i beri populli dhe jo Enver Hoxha. Nuk kam deshire te merrem me Regjimin pasi nuk me dha asgje edhe pse kryeja detyren ne menyre shume korrekte. Por nje shtet mbahet ne kembe me ushtri polici dhe ekonomi. Sot ne kete demokrature qe eshte instaluar politiken na e emeron dhe zgjedhin trafikantet e droges. Nuk funksionon policia dhe drejtesia dhe ja ku jemi vritet njeriu duke blere buke. E shikoni ku jetojme? Deri dje coban me dhi sot trafikante ne angli. Ajo qe ndodhi ne 1997, ne Gerdec ne 21 Janar ne cdo shtet normal do te ishin denuar. Kurse ne shqiperi nje Fatmir Mehdiu ose me mire Mavriu me nje firme shkaterroj 45 vite pune te nje armate pilotesh dhe inxhinieresh dhe shkaterroj 120 avione ne gjendje pune. Dhe te zbathesh breket sipas Mavriut quhej sukses. Mos u merrni me ceshtje qe nuk i kuptoni. Le te sjell nje shembull ne Janine ka te istaluar nje divizion kembesorie te mekanizuar. Ndersa ne gjirokaster kemi nje kompani kebesorie te shpartalluar. Hapsiren tone ajrore e mbrojne Greket dhe italianet. Ne ate regjim as bilbili nuk fluturonte pa marre leje. Ne nje emision televiziv ndoli qe nje gazetari i qe propozuar nese deshironte te punonte ne SHISH. Imagjinoni se ku kemi rene???

  • Do benin mire ta hapnin per turizem Pashalimanin. Teatri antik i Orikumit eshene territorin e bazes dhe nuk mund te vizitohet pa leje, si gjithe zona arkeologjike, shtigjet per turistet per t’u ngjitur ne Karaburun jane te bllokuara… Eshte nje nga vendet me te bukura ne Mesdhe dhe ne bote, po mbahet i bllokuar nga ushtria… po ndoshta me mire keshtu, se do ta shkaterronin si kane shkaterruar plot vende ne Bregdet

  • Ne Shqiperi politikanet pas 1990 jane si ne te gjithe boten kukulla te Rothschildeve qe komandojne te gjitha vendet e botes nepermjet Amerikes, CIA, Bashkimit Europian dhe organizatave te tyre te fshehta. Nuk jane dhe as nuk kane qene kurre kundershtare mes tyre politilanet e Shqiperise. Vetem per te genjyer opinionin publik bejne sikur jane kundershtare ata. Prandaj Berisha nuk eshte denuar kurre per te gjitha vrasjet dhe krimet e tjera qe ka bere. Nano beri burg fallco dhe denimi i tij ishte qesharak dhe ai hynte dhe dilte nga burgu kur te donte. Edhe Nexhmija dhe Ramizi bene burg fallco. PS kishte Fondacionin Populli dhe Rrapush Xhaferin. Kurse PD kishte te gjitha firmat e tjera piramidale. Amerikanet i kane bere edhe ne vende te tjera firmat piramidale. Edhe 1997 ishte nje teater amerikan me kukulla politikanet e Shqiperise. Cfare cmedurie ishte hapja e depove te armeve dhe shperndarja e tyre ne popull. U vodhen popullit rreth 1.5 miliarde dollare dhe u shperndane edhe armet qe te vriteshin mes tyre. Cili shtet ka bere idiotesira te tilla si kryekrimineli Sali Berisha? Po gjithe ato vrasjet qe ka bere Saliu? Ne 1998 Saliu dogji kryeministrine dhe kriminelet e tij para disa muajsh godisnin deren e kryeministrise me sende te forta per ta thyer dhe nuk u ndodhi asgje. Kurse Saliu vrau me 21 Janar ne fund te protestes megjithese ata ishin paqesore dhe kryeministria kishte gardh. Ku ka idiotesi me te madhe se kaq dhe ka akoma qe jane me PD dhe Saliun ne Shqiperi. Edhe Gerdeci ishte vetem faji i tij por si gjithemone asgje nuk i ndodhi. Saliu eshte e keqja e madhe e Shqiperise. Ai dhe gjithe familja e tij nuk kane ndergjegje shqiptare por ndergjegje serbe dhe kete e ka treguar edhe mbesa e tij. Edhe te gjitha zgjedhjet dhe formimin e qeverive Rothschildet me nepermjet amerikaneve i kane vendosur ne kohen e demokracise. PS ka bashkepunuar gjithemone me PD dhe nuk kane qene fare kundershtare mes tyre. Prandaj edhe Rama beri koalicion me LSI ne 2013 megjithese ca nuk kishte thene per Meten e 21 Janarit dhe te floririt te vjedhur. Prandaj e beri hajdutin Meta qe doli hapur me ze dhe figure president pa pyetur as PS Rama. Per pallatin qe ia prishi i fali Bashes gati 17 milione euro duke mos derguar as avokat ne Strasburg Rama. Sheti e kishte te fituar ate ceshtje dhe ai pallat ishte edhe pa leje fare. Ku ka me hipokrizi se kaq? Ai pallat nuk do kushtonte as 4 milione euro nese do kishte perfunduar por ai as nuk ishte perfunduar. Kaq hapur dalin qe jane hajdute politikanet shqiptare. Edhe te gjitha krizat politike ne Shqiperi me protesta dhe cadra jane fallco ashtu si jane ne te gjithe boten fallco. Prandaj as nuk jane paditur kurre ata politikanet per krimet e tyre. Edhe vetingu eshte nje teater fallco dhe politikaneve nuk u ndodh asgje. Edhe anetarsimi ne BE eshte nje teater politik dhe nuk sjell asgje per vendet anetare. Ne BE sjellin aq shume aziatike dhe afrikane ata se kane si qellim perzierjen e rracave dhe BE eshte krijuar per te hequr pavaresine shteteve dhe perkatesine nacionale njerezve. Rothschildet jane me origjine nga Frankfurti ne Gjermani dhe me fe cifute. Kane 200 vjet qe e kane krijuar organizimin e tyre ata. Edhe shtetin e Izraelit ata e kane krijuar se e kane te tyrin. 11 shtatorin dhe te gjitha sulmet terroriste vet i kane bere. Ne 11 shtator nuk kishte as avione dhe ka filmime origjinale. Ishte rrezim me dinamit i kullave. Edhe te gjitha luftrat ata i komandojne. Edhe te gjitha bankat e botes ata i kane. Ata e komandojne parane dhe vendosin nivelin e rrogave dhe te cmimeve ne te gjitha vendet e botes. Edhe te gjitha firmat e medhaja dhe internacionale ata i kane. Eshte nje diktature e fshehte pushteti i tyre. Edhe vajtja ne hene nuk eshte fare e vertete se xhirimet jane bere ne Amerike. Eshte e pamundur qe astronautet te qendronin ne hapesire jashte tokes se rrezet gama te diellit do i vdisnim direkt. Edhe fotografite dhe xhirimet duken hapur qe jane fallco se hena nuk eshte e vogel sa nje skene xhirmi dhe jane edhe jashtezakonisht shume arsye te tjera. Ne nje film humori te 2001 me politikane amerikane ata i kane pranuar te gjitha genjeshtrat per vajtjen ne hene dhe tallen me gjithe boten qe u beson genjeshtrave te tyre.

    Edhe ngrohja globale nuk ekziston fare. Edhe rritja e nivelit te detit nuk eshte e vertete. Dioksidi i karbonit nuk eshte fare gaz sere. Jane te gjitha vetem genjeshtra te Rothschildeve per opinionin publik. Vertetohen lehtesisht te gjitha keto gjera per politiken dhe keto tema te tjera. Edhe lufta e pare boterore, lufta e dyte boterore dhe lufta e ftohte ishin teater politik i Rothschildeve. Ne te vertete vendet demokratike nuk jane aspak demokratike sepse te gjithe politikanet i komandojne ata dhe vetem sipas skenarit te tyre veprojne.

    • Merr pak fryme Zeqo,dhe mos shiko shume video ne YouTube se paske ik per lesh ..Po jo ore se xhaxhi Enveri ishte jashte Rothschildeve ishte me xhaxhi mao taon qe na I jepte makaronat me cm dhe vajgurin me pikatore.ti nuk I do kapitalistet ,po shiko video me xhaxhi Kimin e korese dhe me xhaxhi Enverin dhe nuk te bejne gje Rothschildet …

      • Enveri nuk permendet ne kete shkrim or komentuesi TT. Pse del jashte teme kot? Nuk te pelqen e verteta?

        Ca Zeqo thua ti budall?

        Nuk duan qe te merret vesh e verteta injorantet si ti. Aq idiot je sa qe vazhdon me refrenin e hajvaneve. Tollonat e tua qe i paske vene edhe ne emer ti TT ishin nga 1984 deri ne 1990 dhe vetem per disa ushqime. Ashtu ishin edhe ne vendet e tjera socialiste dhe njeheresh u shnderruan ne vende kapitaliste gati te gjitha vendet socialiste te Europes ne 1989.

        E di ti pse ne 1989? Sepse ai ishte 200 vjetori i revolucionit francez te 1789. Pse rastesi ishte kjo? Jo! Ishte nje teater politik qe dukej hapur.

        Kaq nuk e ke kuptuar ti? Apo mos je ndonje gazetar ti?

  • Me vjen per te vjelle kur lexoj “krenarine” tone per forcen ushtarake brenda burgut te madh me tela me gjemba qe quhej Shqiperi. Enveri shkaterroi nje komb te tere per 45 vjet. Ata qe u vrane gjate LII Boterore nuk u vrane qe te ndertiohej diktature me pas .U ndertua nje ushtri per te shtypur popullin por jo per te fituar cfare humbem. Kosova ra, Cameria nuk eshte me as ne harte. Populli e fillonte radhen e qumeshtit ne 4 te mengjesit. Diten arrestoheshin dhe internoheshin armiqte e popullit. Im ate ka punuar ne Pashaliman si elektricist. Edhe sot qe e kujton thote “Ishim skllever por nuk e dinim”. Boll me levdata per perpjekjet qe kemi bere si komb, jo per te mbrojtur Shqiperine por per te ngritur dhe mbrojtur diktaturen. Tjetri pushkatohej si armiku i popullit. Skuadra e pushkatimit kenaqej. Ne fakt i pushkatuari ishte kunder diktatures. Keta kemi qene NE te gjithe dhe duhet te kemi turp!!

  • O milet ! MOs degjoni njeri tjeter e te besoni ate. Degjoni e besoni vetem ato qe thote demua. Vetem ky eshte i sakte. Dhente zoti e na del Kryeminister ,po e mira eshte per president.

  • Ata qe bene luften Enveri i vrau,ata qe bene historine ne ushtri i vrau e denoj,perfundimi dihet,kapterret e oficeret vetem vidhnin batanijet dhe fasulet e ushtareve,dhe benin politiken e te madhit ja fusnin njeri tjetrit

  • Sa per dijeni ne tollonat e racionet i kemi pasur gjith jeten o Shqiperia 3,900,000 banore.NUK MBAJ MEND QE NE TE MOS E KEMI MARRE NDONJEHERE VAJGURIN PA 3-4 ORE RADHE nuk mbaj mend ta kemi mbushur ndonjehere barkun me buke sepse edhe kur kishte neper dyqane (fale privatit )rrogat ishin aq te vogla sa nuk blije dot ( me kujtohet qe blenim 100 gram djathe te bardhe ,17 leke se kg ishte me shume se nje dite pune dhe e ndanim 4-5 vete ) kurse me vone filloi pak ngritja e rroges dhe tolloni ndersa fshataret e shkrete hanin buke misri Ibrit.

    • Mos genje kot se kundershton veten tende. Tollonat ishin nga 1984 deri ne 1990. Pse vajgurin e pije ti? Une kam shkruajtur per ushqimet. Te gjitha vendet socialiste i kishin ashtu cmimet se ishte parim qe mos te kursenin njerezit shume para. Ashtu ishte socializmi. Barkun nuk e ke mbushur dot ti se nuk ke ditur. Buka nuk ka qene as me tollona kur ishin tollonat nga 1984 deri ne 1990. E di ti qe edhe ne vitet 1970-ta ne Bashkimin Sovjetik dhe ne kreyqytetin Moske kishte mungese buke dhe dyqanet e bukes ishin bosh? Atehere ne Shqiperi ishte bollek i madh. Je ne kategorine e injoranteve te Blendi Fevziut se genjejne sikur Shqiperia ishte i vetmi shtet socialist ne bote. Kaq budallenj jeni ju. Meqenese ben kaq analize ti, pse nuk ben pyetjen ti se perse kishte mungese te ushqimeve atehere? Shqiperia prodhonte me shume ushqime se sa sot. Atehere do kuptoje ti qe tollonat u vune qellimisht se aq shume eksportonte Shqiperia sa nuk ngelnin mjaftueshem ushqime ne vend. Edhe parate e ketyre eksporteve i vidhnin Nexhmija dhe Ramizi. Kjo eshte e verteta. Edhe parate e shtetit i vodhen te gjitha dhe e lane bosh arken e shtetit ne 1991. Ashtu vodhen edhe afersisht 320 tone flori te shtetit shqiptar. Ky flori sot do vlente afersisht 12.8 miliarde dollare. Nexhmija dhe Ramizi vodhen me shume flori se sa Zogu.

  • o shabe edhe tash po te kthehen ata shqiptare qe e leshuan vendin te njejten gje do keshe.Tash kan mbet gjysma e shqiptareve ketu…

    • Emigrante jane 25% dhe jo 50% e shtetasve te Shqiperise. Mos kalo ne cmendurira. Shqiperia ka 5.250.000 shtetas dhe nga keta 1.350.000 jane emigrante. Sipas teje do ishin 2.625.000 emigrante.

      Por kjo eshte thjeshte nje cmenduri qe ke shkruajtur ti. Edhe ku jane kaq shume emigrante? Ne ca vendesh?

      Duhet te ishte dyfish numri i emigranteve nga sa eshte realisht. Ne Itali duhet te ishin atehere sipas teje 1.250.000 emigrante, ne greqi 950.000 emigrante, ne SHBA 250.000 emigrante dhe ne vendet e tjera 200.000 emigrante.

      Duhet te jeshe skizofren per te pohuar qe kete qe ke shkruajtur ti komentuesi xy.

      Ne te vertete ne Itali jane 630.000 emigrante, ne greqi 470.000 emigrante, ne SHBA 130.000 emigrante dhe ne vendet e tjera 120.000 emigrante. Kjo eshte e verteta.

      Nese nuk do ishte shkaterruar aq shume industria ne Shqiperi ne 1991 dhe 1992 Shqiperia do ishte sot vend i industrializuar ashtu si Spanja dhe Italia.

  • Jovan Bizhuta të lumtë PENa që na çon në këto Bedena.Mbrojtien Bregdetare,dikur e kishim krenari, Ndihem kranar,djemtë Dangëlliotë mes saj të parë. Emër lënë Polumbaristi ynë Stefan Dama,që 50 vjecar,
    Sa dalë në pension,në Përmet prehet që30 vjet kthyer Ëngjej; dy vaja e një djalë,me Nënën si Ai -DETARE, Amanet fisit e Dangëlliotëve,shpirti- buz Vjose-DALË ;Mos harroni;Micanin e Dangëllisë,me Të parët TANË! VO:Jovan Bizhuta të lumtë Dora ia bëre FORRA.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *