Dy vëllezërit e mitur që kishin humbur pa lënë asnjë gjurmë prej mëngjesit të 6 gushtit janë gjetur sot.
Policia e Tiranës informon se fëmijët, të moshës 10 dhe 12 vjeç janë gjetur pranë zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
Nëna kishte denoncuar humbjen e fëmijëve ndërsa policia kishte shpërndarë fotot e tyre në pikat e doganave për të ndihmuar në gjetjen e tyre.
