Kishin planifikuar arratisjen prej disa javësh, izolohen për 90 ditë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe i paraburgosuri që do ndihmonte! SHKB nis hetimet

Ornela

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe 1 i paraburgosur në Burgun 313 në Tiranë të cilët organizuan dhe më pas tentuan arratisjen janë vendosur për 90 ditë në izolim.

Vijojnë hetimet e Shërbimeve të Kontrollit të Burgjeve ndërkohë që mësohet se arratisja ka qenë e planifikuar prej disa javësh. Sipas ligjit Çekaj, Pjetri e i paraburgosuri do izolohen për 90 ditë, s’do të kenë kontakte me familjarë apo të burgosur.

Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar është tentuar të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet ditën e djeshme.

Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori, Fatmir Pjetri anëtar i bandës së babagjyshëve dhe një i parburgosur tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishin planifikuar arratisjen nga qelitë këtë të diel, por pa mundur ta realizojnë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, plani ka nisur të vihet në zbatim me tentativën e të paraburgosurit për të prerë damarët, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e stafit të burgut 313.

Në momentin kur forcat e sigurisë janë angazhuar për ta shoqëruar në spital, ka hyrë në veprim Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët kanë tentuar të arratisen gjatë orarit të ajrimit. Pikërisht në ato momente ata janë pikasur punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë marrë masat për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë, dy të paraburgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Sipas drejtorisë së burgjeve, të burgosurit do të përballen me akuzën e tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës. Pas kësaj ngjarjeje instancat drejtuese të burgjeve kanë urdhëruar rivlerësimin e masave të sigurisë si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Tani po lozin filma ne burg, garibat e Tropojes.
    Kane bere cfare donin ne kohen e Saliut, me kusheririn Agron Kulicaj, Hajdermatajt, kujtuan se do arratiseshin…
    Kontrolloni personelin e burgjeve, se kane ngelur kapterrat e Saliut, ata i organizojne dhe ndihmojne te arratisen keto trafikante.
    Shtrengojini mire, se keta behen kollaj spiune, denoncojne shoket, keshtu kane qene gjithmone, spiune te shokeve.

  • Jane thjeshte JENICERE e Sali Vicido-
    lit ! Une ve bast per kete ! Vetem shtet-
    qeni (gjyqesori) nuk e di kete dhe jane
    duke pritur qe te vije dosja nga SHBA !
    Bejne sikur nuk dine bemat e gjemat te
    Sali Drakules ! Sa turp per kete SPAK-un me ne krye Krajen qe duan t’i nxje-
    rrin geshtejat nga zjarri me duart e Amerikes ! Ptfuuuu race e ndyre ! Te korruptuar te gjithe edhe keta qe i shpe-
    tuan gettingut me hile e dallavere ! Sikur te mos kishte ngulur kembe z. Ja-
    kobs edhe krimineli Hajdarmataj do te
    kishte zene kolltukun e Drejtesise ! Ima-
    gjinoni se si do te behet drejtesia me kete njeri, qen roje besnik I Dr, Mortjes !
    Kjo tregon se edhe grupi treshe qe kryeson vettingun jane te korruptuar
    Prandaj duhen cuar edhe keto femra ne
    skrap duke i ndjekir penalisht per shkelje te rende te parimeve te SPAK-ut ……!!!

  • Epo ja ç’te besh “te drejtat e njeriut” . Ai te vret policin dhe ti si shtet vazhdon ta mbashme buke . Burg kishte ai tjetri qe kur te arratiseshe duhej te vrapoje me shoejt se plumbi se perndeyshe ehee……. Duhet thene qe burgjet i kishte me cilesore ai tjetri. Domethen denimet i kishte vertet cilesore hahah……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *