Kishte grabitur 4 turistë çekë në Kalanë e Dodës, arrestohet në Durrës

redaktor

Një shtetas, i cili akuzohet për vjedhje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë, është prangosur nga policia e Durrësit.

“Në ndjekje të të dhënave policore, gjatë një ndërhyrje në sektorin Rinia u bë kapja e shtetasit Rrahman Domi, 18 vjeç, banues në fshatin Radomir Peshkopi, shtetas i akuzuar disa herë për vjedhje të natyrave të ndryshme.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Dibër për arsye se:

Kjo pasi ky shtetas, më datë 29.07.2011, ne bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ne vendin e quajtur “Fusha e Korabit” në Kalanë e Dodës, kanë vjedhur me dhunë katër shtetas me kombësi çeke të cilëve u kanë marrë sendet personale si dhe kane tentuar të përdhunojnë një nga shtetaset çeke të grupit”, bën me dije zëdhënësja e Policisë së Durrësit.

Prokuroria e Rrethit Dibër, më datë 06.03.2013 ka lëshuar ndaj tij urdhër ndalimi për veprën penale të vjedhjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *