Gjykata e Tiranës ka urdhëruar prokurorinë e kryeqytetit të hetojë mjekët e spitalit Onkologjik në qendrën “Nënë Tereza” për shkak të një denoncimi që ka bërë një paciente nga Vlora, e cila gjatë kurimit në këtë spital, ka pësuar dëmtime të pariparushme shëndetësore, si rezultat i pakujdesisë së tyre.
Sonila Neço është diagnostikuar nga një sëmundje e rëndë dhe se gjatë kohës së trajtimit mjekësor, pacientja i është nënshtruar një sërë etapash kurimi, duke filluar nga operacioni, kimioterapia e deri tek procesi i rezatimit. Si pasojë e këtij mjekimi jo të kujdesshëm, siç pretendon Sonila Neço, ajo ka humbur aftësinë për të lindur, ndërkohë që ka marrë dëmtime të pariparueshme në lëkurën e anës së majtë të gjoksit, çrregullime të thella të ciklit menstrual, si rrjedhojë është shkaktuar rëndimi i gjëndjes shëndetësore të saj.
Pikërisht për të gjitha këto pasoja, 22-vjeçarja nga Vlora ka akuzuar mjekët e spitalit Onkologjik në Tiranë, dhe konkretisht mjekun specialist Xhevdet Harasani. 22-vjeçarja e akuzon këtë të fundit për mjekim të pakujdessshëm, ndërkohë që prokuroria ka mbyllur një herën çështjen, duke mos gjetur asnjë nga fajtorët.
Nisur nga kjo situatë, 22-vjeçarja Sonila Neço e ka ankimuar vendimin në gjykatën e Tiranës, e cila i ka dhënë të drejtë, duke vendosur rikthimin e dosjes për gjykim. Nga materialet hetimore rezulton se Sonila Neço ka kallëzuar në prokurori, se në muajin qershor të vitit 2009, është shtruar në spitalin infektiv të QSUT-së në Tiranë, pasi ka pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje nën sqetull.
Pasi ka qëndruar aty rreth 9 ditë, mjekët e kanë trasferuar në spitalin Onkologjik me qëllim që të kryente operacion në pjesen ku ndihej dhimbja. Më 11 qershor 2009 është bërë ndërhyrja kirurgjikale nga mjeku Artan Bodeci dhe pas disa ditësh kallëzuesja ka dalë nga spitali. Nga ndërhyrja kirurgjikale i është hequr një masë e qelbëzuar dhe pjesë të saj janë çuar për t’u ekzaminuar tek laboratori i vet spitalit. Disa ditë më vonë, nga Spitali Onkologjik ka ardhur përgjigja e analizës ku thuhej, se shetësja Sonila Neço vuante nga sëmundje e pashërueshme, limfoma malinje, jo hodgkiniane. Analiza e biopsisë është kryer në laboratorin e spitalit onkologjik nga mjeku Xhevdet Harasani. Kallëzuesja, e cila është nga Vlora ka ardhur në Tiranë dhe nga mjekja Dhurata Tarifa, e cila referuar analizave ka vendosur t’i fillojë seancat me kimioterapi në Spitalin Onkologjik. Janë kryer 4 senca me kimioterapi dhe më pas, rreth 2 muaj rrezatim kobalti. Pas rreth një viti, kallëzuesja ka bërë analizat në Greqi me të njëjtat mostra laboratorike të ruajtura në laboratorin e Spitalit Onkologjik. Përgjigjet nga Greqi tregonin, se nuk ka tumor, por një infeksion që nuk kishte nevojë për trajtim me rreze dhe kimioterapi. Këto fakte ka shpjeguar në deklarim kallëzuesja Sonila Neço dhe vëllai i saj Leonard Neço, më datën 24 mars 2011, duke bërë që të nisin hetimet, tashmë për herë të dytë. (Shqiptarja.com)

Ajo mjekja Tarifa ka histori pafund te kesaj natyre.
Nuk eshte hera e pare qe ajo ndiqet nga organet ligjzbatuese per histori te ngjashme.
Doktoreshen Dhurata eshte nje bene Tereza qe ka ndihmuar me mijera pacirnte te te gjitha moshave me attesi te larta profesionale dhe shpirterore, me fjale te embla dhe kujdes te papàre. Kam shume shembuj duke filluar nga vetja ime e shoqe e shoqe e kushurinj ne gjithe shqiperi e qe me kane tregua per doktoreshen dhe i jemi shume morenjohes dhe kemi respekt per doktoreshen Dhurate.
As qe ka lidhje kjo qe komentoni ju. Doktoresha e respektuar Dhurata nuk I ka bere analizat. Analizat I ben merkuren i analizat e. Ne blaze te pergjigjes qe jep mjeku I analizave doktoresha e nderuar vazhdon procedure. Sikur te ishinwte gjithe dontoret si Doktoresha Dhuratawdo ishte nota me e lumtur.
E NDERUAR SONILA,E NJEJTA GJE ME KA NDODHUR ME NJE FAMILJAREN TIME PARA DISA VITESH,E CILA U ZVARRIS RRUGEVE TE TIRANES PER RRETH DY MUAJ DHE NUK PARANONTE ASNJE TA KURONTE NE SPITAL,KEMI PAGUAR QIMET E KOKES TEK SKANERI I FAMSHEM PRIVAT NE TIRANE PER TEMARRE NJE PERGJIGJE SE PACIENTJA KISHTE DY TUMORE NE ANEN LOMBARE,PASI ERDHEM ME URGJENCE NE NJE SPITAL NE ITALI DHE NGA GJENDJE E RENDUAR MJEKT U DETYRUAN QE TA FUSNIN NE OPERACON URGJENTDHE PERGJIGJA ISHTE ” FATMIRESISHT VERSIONI I KOLEGEVE SHQIPTARE NUK QENDRON”. NE SPITALET SHQIPTARE KA KUSARE POR JO MJEKE,SKANERI KA QENE TUMORI I SHQIPTAREVE PER VITE ME RADHE. NE QOFTESE NDONJE KA KUNDRESHTIME JAM I GATSHEM TE VERTETOJ ME DOKUMENTA ORIGJINALE TE LESHUARA NGA PSEUDO MJEKET SHQIPTARE,
Cud I see one kam degjuar fjalet me the Mira per doktoreshen. Shume kolege Kane respekt per zonjen so shame profesioniste she i gjendet the semureve me dashuri e dhembshuri. Eshte shame e dashur she e thjeshte per ate detyre e pergjegjesi poor our shteti nuk furnizon spital in faji nuk este I mjekeve. Mjeket e mos have the pjekura Jane shame the more she the sigurt. Mos I pergjithesoni mjeket nga mllefet personable.
Edhe une keshtu kam degjuar per doktoreshen. Eshte shume e dedikuar dhe te sheron me fjale. I trajton te semuret medashuri dhe i ndihmon me cfare ka ne dore. Pervec kesaj doktoresha gezon nje respekt dhe dashuri nga te semuret dhe familjaret dhe une kam pasur raste konkrete dhe jam shume e kenaqur, keshtu gjej rastin ta falenderoje nga zemra doktoreshe dhuraten.
Te lumte e admiroj edhe une doktoreshen, shume e perkushtuar. Me ka ndihmuar te jetoj e te gezoj jeten qe ja dedikoj asaj doktoreshen qe me ka dhene dashuri e me ka shkruar me fjale.
Kjo dhurata tarifa ishte mjekja me e poshtër që ka onkologjika, një femer që nuk shef pacientë po sende që ecin, e pa mëshirshme, kasape. Ajo sduhet të jetë aty. Bllokistja Dhurata Sevo Tarifa, e bija e Sevo Tarifës
I shkreti ti o njeri qe per doktoreshen Dhurata bejne ve te gjithe pacirentet. Cfare lidhje ka bllokuar o njeri I palumtur o njeri I lig. Ndihma dhe kujdesi I madh I saj me ka dhene jete qe isha duke vdekur. Kam shume miq qe thone si une per perkyshtimin e doktoreshes me aq mundesi qe ka ne spital.