Kishte kërcënuar prokurorin dhe policinë, arrestohet kreu i grupit kriminal

Leda Hysa

Një 41 vjeçar, i dyshuar si kreu i një grupi të strukturuar kriminal për kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, që kishte kërcënuar Prokurorin e Matit dhe policinë lokale është vënë në pranga sot pas 9 muajsh në arrati.

41-vjeçari Marko Bushi, banues në Urakë të Burrelit u arrestua pasi gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” në muajin mars, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i  narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë një operacioni në tetor të vitit të kaluar në fshatin Myzë të Burrelit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10.480 bimë Cannabis Sativa.

Bushi ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e policisë lokale, por me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike.

Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se 41-vjeçari ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *