Goditet një rast i transportit të emigrantëve të paligjshëm. Në pranga është vënë një 27-vjeçar banues në Kamëz i cili po transportonte 7 emigrantë drejt Kosovës me qëllim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”
“Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet tip “ Volkswagen ” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë shtetasi B.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin tip “ Volkswagen ”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, njofton policia.
o.j/dita

Goditet nje rast dmth nje individ. Nje i ri pa asnje mjet tjeter ekonomik jetese. Nje ri qe perpiqet me dhembe te siguroje egzistencen. Asgje me shume.
Turpi ju mbulofte o makineria e shtetit qe mburreni me “Goditjet’ ndaj te varferve lene ne mes te kater rrugeve nga qeveria antishqiptare ne fuqi, pa pike politikash sociale.
Turpi ju mbulofte juve “Policia qe duam’
rrnofte shteti rrumpalle qe enderon qytetari XXX …