Kishte probleme me pronat, tenton të hidhet nga pallati

Dita

Një konflikt për çështje pronësie, ka detyruar një qytetar të ngjitet në katin e 6­të të një pallati, nga i cili kërcënoi se do të hidhej. Ilir Kurti, kishte hipur në pallatin ku ai jetonte, në Bulevardin ‘Zogu I’ në kryeqytet. Tensionet, të cilat zgjatën për pak minuta, vunë në lëvizje policinë e Tiranës, forcat zjarrfikëse, por dhe ambulancën.

Qytetari mbante në dorë një pankartë ku lexoheshin disa akuza ndaj gjyqtarëve, sa i takon një çështje që lidhet me hipotekat.

Punonjës të policisë negociuan me qytetarin që të zbriste nga pallati. Pas shumë negociatash nga familjarët dhe policia, Ilir Kurti zbriti nga kati i 6-­të i pallatit.

Share This Article
1 Comment
  • Bravo Ilir per guximin… qe vendose jeten ne rrezik per te denocuar kete padrejtesi ne driten e diellit… Une e njof personalisht dhe osht cuni ma I mire I lagjes … e gjithe lagjia u shikua kur mori vesh lajmin…gjyqtare te korruptuar e katile kane kaq vite qe e sjellin verdalle vetem per ti marre leket… ku osht drejtesia …ca po bojne kto te rilindjes… he mre Sajmir dil e ndihmoje se Iliri u ba cope mas teje ne zgjedhje apo tani meqe u bone minister nuk do me ja dite…hajt se do vish prape per vota tani…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *