Lulja që bën të lumtur Rihanën

anazapta

Rihana poston në ditën e Shën Valentinit foton e dhuratës që ka marrë për këtë festë. Nuk dihet se kush e ka bërë dhuratën, por ajo që mund të shihet nga të gjithë është një bimë që i ngjan shumë marijuanës. “Trëndafilat janë jeshilë. Dikush di se si të më bëjë të lumtur”, shkruan këngëtarja në Tuiter.

Por nëse Rihana është e lumtur për dhuratën, për festën mediat rozë kanë dyshime. Në faqet e gazetave e revistave sot ka qarkulluar lajmi për një ndarje tjetër të saj me të dashurin Kris Braun. Ajo u shfaq e vetme në koncertin e Usher, në Los Anxhelos, ndërsa Kris flirtonte me fanset e tij në Tuiter.

Ai shkroi: Gëzuar Shën Valentinin të gjitha femrave të bukura të botës. Mbretëreshave tona… Nënave, motrave dhe vajzave tona. Ju dua shumë”.

bima

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *