“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Ornela

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më herët bëri me dije se do të luftojë deri në fund në mposhtjen e atij që e quan regjimi Rama.

Në një prononcim për mediat, Rama tha se nuk ka dëgjuar asgjë të thënë nga Basha, por nuk e ka kursyer ironinë duke thënë se ka dëgjuar vetëm tam-tamet në sallën e Kuvendit.

Rama u shpreh se tam-tamet mirëkuptohen sepse kjo ditë është shumë traumatike për për PD-në dhe duhen respektuar. Sipas Ramës PD është duke kaluar një traumë pas vendimit të Bashës për përjashtimin e liderit historik të PD, Sali Berisha, nga grupi parlamentar.

Rama: Ju mund të mos e besoni sepse skam provë për këtë, por unë nuk kam dëgjuar asgjë përveç atyre tam-tameve që janë të mirëkuptueshme për një ditë si kjo, që nuk është e lehtë për PD. Sepse është një proces traumatik dhe duhet të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve.

Pak më herët në sallën e Kuvednit, kur Lindita Nikolla u zgjodh kryetare dhe mori fjalën e saj, deputetët opozitarë nisën ti binin tavolinave me duar, në shenjë proteste. Pas këtij momenti ata u larguan nga salla.

o.j/dita

instagram views kaufen

Share This Article
4 Comments
  • Nuk me dhimbset Sali Berisha,sepse i ka bere te gjitha dhe nuk ka pike brejtje ndergjegje. duhet te provoje,duhet te pesoje ate ccfare ka bere,qe te na kuptoje,.
    Ti o torofyell cinik dhe demagog ke radhen.Pas atij.

  • Edhe ky trauma e ka Nikollen qe ia preu shkelqimin me protestat e studenteve! Edhe e promovon pikerisht per te harruar traumen qe ia dha lindita! Kot fare se ne e dime cka eshte lindita e Ktistalit ! Fake kryeparlamentare !

  • gazeta, pse e hoqet lajmin ku ky takoi princin Saudit

    apo ishte lapsus,

    takimi hyn te lista e puneve te fshehta nga Kryehalja, qe ju del tymi … nuk e dime kur

    kyme Arabine Saudite po kurdis pune kunder Kosoves! po kurdis punet e Kosoves sic i do ky gjarper i zi

    ky po nakatoset me islamiket fondamentalistet kunder qeverise VV

    Hapni syte Kosova ky punon nen rrogoz me axhende nga sorrosi.
    dhe Sorrosi e Arabia Saudite kane kohe qe bashkepunojne per interesa te shuarjes se rezistences perparimtare ne lindjen e mesme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *