Kjo është “A”-ja e një shteti ligjor

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Shërbimi ndaj qytetarit nga administrata publike është një nga prioritetet e kësaj qeverie, sepse ka qenë një shërbim i mangët dhe plot anomali që ju kushtonte njerëzve humbje kohe dhe tendosje nervash nga zvarritje artificiale burokratike korruptive. Kjo është “A”-ja e një shteti ligjor.

Shumë institucione duhen riformatuar me titullarë me përvojë të përkushtuar dhe efiçentë me qytetarët, siç ka ndodhur konkretisht edhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Korçës. Një shërbim perfekt i një standardi evropian. Pa ekzagjeruar aspak, impresionohesh kur nuk sheh më njerëz që presin mbrapa dyerve të zyrave që ofshajnë dhe mërmërisin nën dhëmbë të revoltuar dhe të pakënaqur me shërbime apatike si dikur.

Kur komuniteti merr këtë lloj shërbimi, një falënderim publik mediatik, mirënjohje, do të ishin një stimul moral për ata që drejtojnë e menaxhojnë institucionet e shtetit. Shembujt e mirë duhen përmendur për t’ju treguar dhe të tjerëve dhe për t’u bërë shembull si duhet ecur në rrugën e vështirë, por jo të pamundur të Rilindjes. Nga Adrian Milo.

Share This Article
2 Comments
  • Po pse nuk e bejne keshtu edhe ne Tirone?
    I S Sh i ka ngjitur te ashtuquajtura arka te pensionisteve.
    Tani jane te detyruar te shkojne gjer ne Korçe per te marre eksperience njerezia….
    Pastaj kjo se ç’me kujton nje skeç te vjeter qe kishin dekoruar nje here nje makinist se kishte çuar trenin ne orar ne Durres!!!
    Nje here ka patur shtet !!!
    Dhe ja tani po fillon na Korça…ndoshta seç kane bere nje mbledhje ne Poradec prane liqenit keta te sigurimeve….

  • Zoti Adrian Milo me kete shkrim ben mire qe perpiqet te stimuloje administraten shqipetare qe ti sherbeje publikut,por me nje lule nuk vjen behari.Dhe sidomos ne trajtimin e pensionisteve ku
    abuzimet jane ne ekstrem si me ambientet e sherbimit,me sjelljen etj.
    Vihet re qe ka nje vet-eufori nga administrata qendrore…mburje…mburje ndersa neper rrethe pensionistet pleq shtyhen neper sportele.Dhe ka dhjetra arsye perse ndodh keshtu arsye qe emrues te perbashket kane kerkesen per bakshish.Bota e ka zgjidhur me kohe qe pensionet ua dergon klienteve neper banka dhe e mbyll shtegun….por kam pershtypjen se edhe ketu nepunsit ja kane gjetur anen duke i derdhur ato me vonese e duke i perdorur per vehte.
    Kujdes se me pensionet eshte krijuar nje “PIRAMIDE”..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *