Bashkia e Tiranës largoi para ca kohësh atë që njihej si “Parku i Lojërave” në qendër të kryeqytetit. Por, ka kaluar më shumë se një muaj dhe nuk ka bërë asgjë për ta rehabilituar zonën në fjalë. Dhe, tashmë ajo është kthyer në një parking të madh për makinat, ndërsa nuk dihen qëllimet e veprimit
të Bashkisë dhe për çfarë do të përdoret ky shesh. Fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale shoqërohet me një batutë ironike ndaj kreut të Bashkisë; “Kjo është ajo ç`ka mbetur nga dhurata e Shkëlqesisë së Tij, Lulit, për këtë qytet”. Tirana është ndoshta kryeqyteti i vetëm në Europë ku mund të shohësh çudira të tilla. Jo vetëm që qendrën e ka si një kullotë lopësh, por tani është kthyer edhe në parking. Mos të flasim për lulishten e premtuar tek “Ish- Parku i Autobuzave”, tramet, parkimet nëntokësore, etj, etj.