Kjo është aktorja që fitoi më shumë para në 2017 (pas dy aktorëve meshkuj)

editor
BUILD Speaker Series: "Wonder Woman" Cast

Fundi i vitit është koha e bilanceve dhe klasifikimeve edhe për Hollivudin.

Forbes bën të ditur që për vitin 2017 që sapo lamë pas aktorja femër me më shumë fitime është izraelitja Gal Gadot – raporton Dita.

Ajo luajti rolin e superheroinën DC Comics nën dy titujt Wonder Woman dhe Justice League.

Shuma  e fituar nga këto dy angazhime arrin në 1.4 miliardë dollarë nga transmetimet në gjithë botën.

Kjo e bën Gadot aktoren femër me më shumë fitime në 2017.

Vin Diesel
Dwayne “The Rock” Johnson

Në klasifikimin e përgjithshëm ajo renditet e treta, pas dy aktorëve meshkuj, të dy të roleve që kërkojnë muskuj.

I pari është Vin Diesel me 1.6 miliard fitime nga “Fast & Furious 8” dhe “xXx – Kthimi i Xander Cage”.

I dyti është Dwayne “The Rock” Johnson me 1,5 miliardë fitime falë dopietës “Baywatch” dhe “Jumanji – Mirë se erdhët në Xhungël”.

b.m. / dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *