Kjo është “Cicërima e Artë”

Bledar Lumani

Twitter e ka cilësuar 2014-n, si viti i “selfiet”.

Me këtë rast, Twitter ka bërë edhe disa konstatime për këtë vit.

‘Selfie’ i Ellen DeGeneres në ndarjen e çmimeve Oskar, i postuar në muajin mars, është emëruar si “Cicërima e artë” e vitit 2014 dhe si postimi më i ri-cicëruar i të gjitha kohërave.

Sporti ndërkohë, ka shkaktuar një tërmet në këtë rrjet social.

Dhe më konkretisht, Kampionati Botëror që u zhvillua në Brazil.

Ky kampionat ka qenë ngjarja më e komentuar gjatë gjithë historisë së Twitter-it.

Ndërsa ngjarja më e komentuar ka qenë fitorja e Gjermanisë ndaj Brazilit, me rezultatin 7-1.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *