Kjo është dashuri! Mbi 30 vite në koma dhe ajo nuk e braktisi kurrë

Saimir Lleshi

A sakrifikojmë të gjithë për dashurinë? Mbase jo dhe aq! Por kjo grua mund të konsiderohet si heroinë, pasi ka plot 30 vite që i shërben bashkëshortit të saj që është në koma.

Rasti zë vend kryesor në faqen e rrjetit amerikan CNN, i cili trajton jetën e ish-futbollistit Jean-Pierre Adams, i cili ishte jo pak i famshëm në vitet ’70 në Francë.

Ai pësoi një goditje në kokë, duke e lënë në koma sot e asaj dite. Në atë kohë ishte 34-vjeç, e sot është thuajse i moshuar.

Ndërhyrja në spitalin kirurgjik të Lijonit në Francë nuk dha rezultatin e duhur në ato vite. Që prej tri dekadash, ai nuk flet dhe nuk shikon. I vetmi organ që i punon normalisht është stomaku. Gruaja e tij Bernadette që prej atëherë është kujdesur në vijimësi për futbollistin.

“Askush nuk harron të japë Jean-Pierre dhurata, kur është ditëlindja e tij, ditën e Krishtlindjeve apo në festa të tjera”, tha Bernadette për CNN.

67-vjeçari mund të marrë frymë vetë, pa ndihmën e një makine, dhe se ka dhomën e tij, ku ai kalon shumicën e ditës në shtratin e modifikuar sikur të ishte në spital.

Gruaja thotë se dhuratat siç janë rrobat ia vesh normalisht çdo ditë sikur të ishte në gjendje normale.

Çifti jeton në Nimes në jug të Francës. Ajo tregon se bashkëshortit i blen parfumin që e pëlqente dikur nga marka “Dior”.

Gjatë këtyre viteve, të sëmurit i është bërë edhe një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mbahet në gjendje vegjetative.

Lojtari i famshëm i Francës në vitet 1970, nuk ka një jetë normale dhe për bashkëshorten kjo është tejet e vështirë. Bernadette thotë se shpesh humbet edhe gjumin për t’i kryer shërbimet e nevojshme dhe se rrallë qëndron një natë larg shtëpisë.

Edhe kur ndodh, Jean-Pierre ka kujdestar të posaçëm. Gruaja me profesion infermiere, thotë se ai e ndjen kur nuk e ka pranë dhe se “ai duhet të njohë tingullin e zërit tim”. /Dita/

Untitled

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Njeriu nuk vdes kurre
    pavarsisht politikaneve te koheve sot,
    qe e kane kthyer Parane te vetmin qellim ne kete jete…

    Bekuar qofte kjo grua…

    Por shembuj te tille duhen shfaqur sa me dendur, se ndodh e kunderta: promovohen vetem pune jo te mira, na mbeti ne goje Vesi dhe Mekati…

    Nuk jam i sigurt por di qe shkrimtari Skender Drini, ndjese paste, per nje kohe te gjate i ndenji prane, me dhimbshuri e dashuri bashkeshortes se tij, ne gjendje jo aq te lehte shendetesore….

    Perse te mos i themi shembuj te tille?
    E mira shtohet duke u nderuar publikisht.

    ef em

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *