Del emri dhe foto e vajzës që humbi jetën nga tërmeti i një nate më parë që tronditi Ballkanin dhe Shqipërinë.
Viktima është Elmira Sefo 27 vjeçe nga Stolaci, Bosnje-Hercegovinë.
Banorët vendas thonë se një shkëmb i madh u shkëput dhe ra mbi banesën e 28-vjeçares, e cila jetonte me familjen e saj, prindërit dhe motrën.
Elmira ka humbur jetën në vend ndonëse është dërguar në spital me shpejtës. Plagë kanë marrë edhe prindërit e saj të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në spitalin e Stolacit janë paraqitur dhjetëra banorë me plagë dhe lëndime të ndryshme në trup, por nuk raportohet për viktima të tjera.
Ndërkohë dëmet materiale janë të konsiderueshme në mjaft banesa.
