Ai iku. Kishte kohë që kishte ikur. Por i duhej dhënë një licencë popullore. Menaxhoi popullin që la Enver Hoxha dhe në një ambjent krejt tjetër veproi gati si Enver Hoxha, duke treguar se nuk mundi të shkëputej dot nga ambjenti prej të cilit vinte. E përdori të djathtën barbarisht duke dhunuar sidomos ish të dhunuarit prej diktaturës, duke i koruptuar njësoj si diktatori, duke i mbajtur nën trysninë e përçarjes e çuditërisht, edhe pse ata e dinin se kush ishte, prej nga vinte dhe çfarë lidhje kishte me varkën e diktatorit, nuk gjetën shpëtim tjetër përveçse te ai.
E përdori popullin akoma më barbarisht, sidomos popullin “kundërshtar”, duke e lënë pa punë, në mëshirën e përplasjes me anarkinë e një sistemi të hallakatur, në kaosin e aksidenteve të paorientuara rrugore, vrasjeve të pakontrolluara, menaxhimit të pamëshirshëm të fondeve publike të krijuara nga taksat. Habia është se si ky njeri arriti të rikuprerojë prej vitit 1997, kur e çoi vendin në vitin zero, duke shkaktuar një tragjedi kombëtare. S’ka argument tjetër veç papërgjegjshmërisë së Fatos Nanos, të çliruarit nga burgu, që erdhi në pushtet në emër të së majtës, në emër të së cilës qeverisi duke bërë shumë pak për ndërtimin e sistemit demokratik, derisa përfundoi në një klient i përshpirtur i Sali Berishës, në përpjekje për tu ringjitur në krye në shtetit. E bash prej tij në momentin kur Berisha duhej të ikte përfundimisht, më 2005, ai u rikthye për të bërë kërdinë, duke shkatërruar sistemin.
Tani nuk ka habi tjetër, Sali Berisha ka ikur për të mos u kthyer më. Nuk ka as shans, as këllçe, as arsye. Ka ikur duke mos lënë gjë tjetër, përveçse disa rrugë, të kryera me fonde publike. Ka ikur pasi ju mori përkohësisht lirinë qytetarëve të tij, për të cilët mendonte se mund të gënjeheshin me rrugë, me rrena, me premtime, me klientelizëm të pashoq, pasi deformoi bazat e sistemit demokratik të hedhura, edhe ashtu, shumë ngadalë, pasi s’la asgjë pa përdorur kundër kujtdo që e shikonte në anë tjetër, pasi s’la pasuri kombëtare pa e futur në pronën e klinetëve të tij.
Ai iku shumë herë më i korruptuar se Fatos Nano, shumë herë më gënjeshtar, pasi kapi të gjitha institucionet kushtetuese, e po ndryshe nga ai, iku me një mbështetje në rënie katastrofike, iku si humbës i madh, duke lënë pas më shumë errësirë se sa dritë, e duke shpresuar se dikush mund ti bëjë një monument.
Shqiptarët e lirë e ndryshuan historinë edhe pse në një terren shumë të pa sigurtë të përgatitur e mbajtur të tillë nga Sali Berisha vetëm për interes të tij.
Ai iku duke e shitur Partinë Demokratike, një prej aseteve politike shumë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, te klientë që nuk i shtuan vota, por veçse i morën mandate. Ai i hoqi shtyllqën kurrizore PD-së, duke injoruar pjesën substanciale të së djathtës. Ai iku duke mos u bërë qoftë edhe një ditë të vetme demokrat.
Ai, më shumë se çdo gjë tjetër, pati fat. Një fat që i dha të drejtë të spekullojë, me NATO-n, me vizat, sepse kur momenti erdhi, pasi e kishin përgatitur procesin të tjerët, ai u ndodh aty.
Ai iku me votë të lirë. Ky është sistemi demokratik, për fatin e të gjithëve, ku shpesh herë kundërshtari të ndihmon të dalësh aty ku duhet. Demokratët duhet të falenderojnë kundërshtarin që ju dha leksionin e kohës dhe hapësirës.
Sali Berisha duhet tu thtoë demokratëve se përse ai i shiti të klientët e tij, te satelitët e tij politikë, duke rrudhur thellë përfaqësimin e PD-së në parlament. Ai iku me turp si të gjithë diktatorët e përzënë me votë nga populli. Iku duke menduar për statuja për vete, për pasuri për pasardhësit e vet, larg popullit të vet. Partia Demokratike duhet ndërtuar nga e para. Natyrisht pa Sali Berishën.

THIZ IZ THE MIRAKEEEEELL OF FRIDUM (Sali Kopani)
Na iku dhe Sala per lesh…
duhet kohe te reformohet kjo parti ose me mire kjo bande ,deri sa te jete gjalle berisha e dei sa drejtesia te hetoje familien e tij une personalisht e jap me garanci te plote partia demokratike kure nu reformohet ..keta jane te molepsur aq keq sa eshte e veshtire per ti care pasurite e tyre jane maramendese dhe me para ata te bejne gjemen vetem dhe vetem drejtesia mund ti ckule nga renjet …themi drejtesia qe mund te zgjidhe kete problem por me e keqja eshte se drejtesia eshte me e coruptuar se politika….keshtu i del per detyre rames qe keta njeres qe dine vetem te denojne njeres te keputur duhet qe keta qe e quajne veten te pa prekshem duhen te denohen e te ndershkohen rende..keta jane shkaktaret qe e katandisen klasen politiike ne bande kusaresh e hajdutesh sepse edhe vete ata jane te pasuruar direkt me djersen e popullit per keta duhet ndershkimi me irende ,si mundet qe te vesh drejtesi kur me kryesoret jane njeres qe kane vra re e gjykuar ne mynyre te pa drejte ne regjimin e kaluar e u bene me te keqij ne regjimin e ketij sharlatani qe theu qafen .a nuk ka djem e vajza ky vend qe te punojne me perkushtim per te miren e ketij vendi…a nuk ka 30-35 vjecare djem dhe vajza qe te marin gjak ne vetull dhe qe jane te pa indoktrinuar sa re duash ka ,po reformat begen sipas deshirave te konjukturave qe u sherbehet klaneve te caktuara ..e pra nje reforme radikale e pa nje ligj qe ketyre tu presesh thonjte me ligj nuk vihet drejtesi zoti i dhente mend edi rames qe tu shkurtoje keta thonjte e ketyre qe kushe di sa gurmaze te varferish kane ckyer
Te ishte si Enveri nuk do linte te lihje si nje qen rrugesh.
KOHA E ENVERIT ISHTE NI KOH TJETER ENVERI KUR E MUR PUSHTETIN
POPULLI SHQIPETAR ISHTE 90PERQIND ANAFABET NUK DINTE
SHKRI E LEXIM. E SALA E MUR NI POPULL TE ASIMUAR NE PERGJITHSI QE E KTHEJ
ANALFABETIZMIN SI NE KOHEN E ZOGOLLIT POR EDHE MA KEQ PRISHI FABRIKA E UZIN SHKATRROJ FSHATRA E DETYROJ POPULLI TE MIGROJ PER NI COP BUK
I DETYROJ VAJZA E NUSE PER TA SHIT NDERIN NXHALLI VLLAVRASJE
ME QINDRA FAMILJE XHENDEN NE BURG SHTPIJAK PRANDAJ MERIT E KTI HORI
TE QELBUR ESHT ZERO: