Kjo është origjina e përshëndetjes me dy gishta (V)

DITA Online

 

Shenja me dy gishta në formë V-je ka disa kuptime.

Shumë njerëz kujtojnë Presidentin amerikan Richard Nixon, i cili e përdorte shpesh këtë gjest, si dhe Winston Churchill-in, i cili e përdorte atë si shenjë për fitoren (në anglisht, Victory).

Churchill e ndryshoi drejtimin e V-së, duke e treguar pëllëmbën e kthyer së jashtmi, për të shmangur konotacionet e turpshme që simboli kishte në Britaninë e Madhe, nëse performohej me pëllëmbë të drejtuar së brendshmi.

Në vitin 1960, V-ja u bë simboli i paqes.

Sot përdoret më së shumti si shenjë paqeje, shenjë e përshëndetjes së njerëzve të njohur etj.

Shenja V u përdor për herë të parë, nga sa dimë, nga një harkëtar britanik, pas fitores së Betejës së Agincourt-it në vitin 1415.

Një harkëtar francez e kishte kërcënuar se do t’i priste dy gishtat, të cilat mbanin harkun.

Pas betejës, harkëtarët britanikë tregonin dy gishtat, për të thënë se ishin të padëmtuar.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ndersa ne Shqiperi dy gishta ne ate forme presupozonin ngritjen e dy kembeve perpjete , pra ne gjuhe nderkombtare sex, kurse ne shqip qirje. Rende me vjen por te dy fjalet pasqyrojne te njejtin proçes. Bile edhe ngritja vetem e gishtit te madh qe sot perdoret me te qenurit dakort, ne shqip ishte: hip ketu e shih Stamboll. Origjinen nuk e di pse thuhesh keshtu.

  • Shkoni me thelle, i pari qe ka perdorur dy gishtat ne simbol te fitores ka qene Cezari, i cili mbasi kishte fituar nje nga betejat me te medha kunder kryengritesve, por duke bere masaktra te medha, populli e priti me protesta per krimet qe ai kishte kryer. Nderkohe ai doli ne ballkon dhe duke ngritur dy gishtat tha vetem dy fjale; Une fitova.
    Qe nga ajo kohe ka mare kuptimin edhe shprehja; Fitorja nuk diskutohet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *