Kjo është një poezi e hershme e Trebeshinës, që dëshmon për melankolinë dhe mendimin filozofik, karakteristika thuaj të krejt krijimtarisë së autorit të cilit i pëlqen kurdoherë t’i shikojë e t’i pikturojë dukuritë e jetës e të shoqërisë në tërë ashpërsinë dhe konkretësinë e tyre.
Tek kjo poezi, shkruar në burg, hasim absurditetin e jetës (jemi fare pranë e prapë larg njëri-tjetrit)
Është shkruar në qeli në 1954
Melankoni
Në dritare të dy rrimë
dhe nga hëna po shikojmë
s’jemi parë dhe të mërguar
njëri-tjetrin po kërkojmë.
Jemi fare pran’ në jetë
dor’ për dore gati zënë:
Diku rrugët na takojnë,
po kalojnë nëpër Hënë!

shume e bukur vjersha, e mrekullueshme. I paharruar qofte perjete!
Kjo poezi eshte per ne emigrantet sot-Sepse edhe emigrimi eshte si nje burg, por eshte nje burg me dyer te hapura –
-Por perseri ngelet nje burg, per ne shqiptaret, sepse esht e pamundur per ne qe te kthehemi ne Shqiperi,pasi 90% e emigranteve shqiptare jane padokumenta
Dmth ne Komunizem benin burg nje pakice qe ishn me pake 1 % e popullsise
Ndersa tani ke ne burg ,gjysmen e popullsise —
Sepse jeta larg njerezve te tu, eshte burg, Nuk ka rendesi fare nese je brenda nje dhome, apo jo.
,
E rendesishme eshte qe ti per te takuar njerezit e tu ne te dy rastet te duhet te kalosh :…..nga Hena”