Gjatë mitingut të djeshëm në Librazhd, ku prezantoi kandidatin Eduard Selami, kryeministri Berisha foli edhe për ndërtimin e rrugës së Çermenikës. Por, e vërteta duket krejt ndryshe. Deputeti i kësaj zonë, Taulant Balla, thotë se kjo rrugë nuk është prekur me dorë që para 35 vjetësh, kur është hapur për herë të parë.
“Dje në Librazhd kryeministri në ikje Sali Berisha tha se qeveria ka ndërtuar rrugën e Çermenikës, 22 km, rrugë që lidh fshatrat Funares, Zdranjsh, Floq, Orenje dhe Gurakuq. Gënjeu me paturpësinë që e karakterizon. Kjo rrugë është hapur para 35 vjetësh dhe që prej atëhere vazhdon njëlloj”, shprehet deputeti socialist i Librazhdit. / TEMA