Kjo është shtëpia më e lumtur në botë…

DITA Online

 

Nëse mendoni se nuk ekziston një ndërtesë, që mund t’ju vjedhë buzëqeshje të gjithëve që e shohin dhe t’i sjellë në humor të mirë ata që punojnë aty, duhet ta besoni.

Ndoshta nuk keni parë Happy Rizzi House, e njohur si “Shtëpia më e lumtur në botë”.

Ekscentrike, gjithë ngjyra dhe e çuditshme, “Shtëpia më e lumtur në botë” ndodhet në Gjermani, në Braunschweig, në Saksoninë e Ulët, e njohur edhe me emrin Brunsëick. Një vend ku qielli është shpesh gri dhe moti i ftohtë, veçanërisht në vjeshtë dhe dimër. Por kjo ndërtesë i jep padyshim, ngjyra këtij qyteti, dhe gjatë viteve ka ndikuar në rritjen e numrit të turistëve në Braunschëeig, vetëm dy orë larg me tren nga Berlini.

Happy Rizzi House, ndërtimi i së cilës filloi mes 1997 dhe 1999 dhe përfundoi më 1999, ndodhet në Ackerhof, në zonën Magnivertel. Shtëpia ndërthur pop artin, grafite, personazhe komike dhe ngjyra – mes vizatimeve abstrakte, formave antropomorfe, zogjve dhe shumë dekoracione të tjera. Një injeksion i vërtetë lumturie për gjithë ata që e vëzhgojnë dhe jetojnë aty.

Ndërtesa lindi nga gjenia e artistit amerikan James Rizzi, puna e arkitektit gjerman Konrad Kloster dhe nga ristilimi i design-erit të shquar Oliver Kray.

Por nëse keni ndër mend të merrni një apartament me qira në këtë shtëpi me shpërthime ngjyrash, nuk është e mundur. Në këtë ndërtesë ndodhen ambiente pune, një restorant dhe një muze kushtuar “babait” të saj Rizzi (ka vdekur më 2011).

James Rizzi është një artist i njohur dhe vlerësuar në të gjithë botën për krijimet e tij pop-art dhe projektimet në 3d. Si dhe për gjallërinë që i ka sjellë këtij qyteti gjerman.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po ta kish lyer Rama nje ndertese te tille ne Shqiperi do vershonte lumi i injoranteve me kritika e sharje. Kush e kush te shante me shume.

  • Nuk do te thote asgje se kjo ndertese me kete lloj artitekture e ndertuar ne Gjermani eshte e bukur dhe terheqese.
    Kjo ndertese eshte nje karikature e arkitektures dhe e artit.
    Diçka mbreselenese ishte ndertimi i nje ure ne hapesire
    ne Vietnam e mbajtur me dy kembe ose shtylla qe kishin formen e duarve. Diçka e veçante.
    Tani, po e kuptoj se me keto lloj arkitektesh te huaj karagjoz bashkepunon karagjozi karakatine skandalozi EDI KRISTAQ ANETA RAMA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *