Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kjo është Vllaznia që duam në futboll
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Kjo është Vllaznia që duam në futboll
Letrat e Lexuesve

Kjo është Vllaznia që duam në futboll

anazapta
Published February 10, 2013
Share
SHARE

Përshëndetje  Dita. Doja të shkruaja dicka për sportin. Dihet që asnjë trajner nuk ka shkopin magjik e si rrjedhojë nuk mund të ndryshojë një skuadër në një kohë kaq të shkurtër, por ama Bushati në Shkodër arriti të punojë kryesisht në planin psikologjik. Ndaj Skënderbeut, ekipi u tregua superior. Luftoi fort për topin e parë, ndërtoi aksione ngjashëm sikur po luante në «Loro Boriçi” dhe në fund fitoi pastër, ashtu siç e ka në gjak Vllaznia, në traditën e futbollit të saj: lojë e bukur dhe rezultative.

Me lojën e treguar, ekipi u dha leksion jo vetëm institucionit të Bashkisë, jo vetëm presidentëve të ndryshëm që e kanë drejtuar Vllazninë, por edhe çdo skeptiku, i cili në çdo merkato hedh sytë nga tregu i huaj. Sot në krye të stolit të Vllaznisë ishin shkodranë, të cilët me vite kanë kontribuar për futbollin, sidomos dyshja Bushati-Sinani. Po ashtu, autori i golit ishte “prodhim” vendas, e në këtë kontekst postulati logjik na thotë që “Drejtuesit e Vllaznisë duhet të punojnë profesionalisht, pasi vetëm kështu do të mund të korrin suksese të njëpanjëshme”.

Asgjë nuk ka ndryshuar në organikën e futbollistëve, madje ka dy largime (Osmani dhe Hysa), por nga faza e parë në të dytën Vllaznia ka ndryshuar mentalitetin. Vllaznia ndryhej në mbrojtje edhe në Shkodër, ndërsa sot ajo ishte në ekuilibër të plotë, duke u mbrojtur me kujdes dhe kundrazbritur vetëtimthi. Kjo është Vllaznia që duam.

 

Letër e nënshkruar: Redan Bushati

anazapta February 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?