Letër e nënshkruar
Vasil Puci
Bukëshkelësit… Kjo fjalë e bukur në shqip zbërthen një qëllim sa të ulët, aq të shëmtuar. Rrallë e gjen të tillë në gjuhët latine. Bukëshkelësit kanë filluar të shtohen. Flas për vitet 90’ e lart. Ku e ka burimin kjo e keqe? – pyeste Branko Merxhani. Unë kam shumë bukëshkelës në mend, por do të përmend tre prej tyre. Bukëshkelësi më i shëmtuar është Kastriot Islami. Pse? Pasi hëngri dhe u ngop në guzhinën e majtë, filloi të hajë tani në guzhinën e djathtë. Duke ngrënë e duke folur ky “trim” i Mallakastrës tregon për grafikun e votës. Bukëshkelësi tjetër është Frrok Çupi. Letrar më bukëshkelës të kombit se Çupi s’ka. Në krahë e ngritën më 1997 vlonjatët dhe hante mirë në furrën e majtë. Prandaj sa hëngri e u ngop, shkeli bukën dhe shkoi në furrën e djathtë në Galerinë e Arteve. Thënia lapidare e bukëshkelësit Çupi është: Ç’na duhet ne zëri Amerikës?! Bukëshkelësi tjetër është Preç Zogaj. Analist, letrar e patriot, hëngri në krahun e majtë. Një ditë të bukur u mërzit dhe shkoi në furrën e bukës djathtas. Kur flet duket sikur ka shëllirë në gojë, por bukë e thyen. Kur kujtoj këta bukëshkelës, dua të ftoj këngëtarin e artë Sherif Merdani për t’ia filluar: Po ku ishe ti o Zot / Tani ne kur të kërkuam… Ballabanë të tillë brezat i ruajnë në memorie.

Cudi se mbyllet me Zotin kur dihet se e majta ka nje raport alergjik me te.
Konceptin “bukeshkale”(ky eshte termi me korrekt ne gjuhen shqipe) autori e sheh vetem per njerezit qe kane kaluar nga e majta ne te djathte dhe jo anasjelltas. Kjo anshmeri qe bartet qe ne bazen e gjykimeve tona krijon shume probleme ne ndertimin e nje shoqerie ku mendimet, idete, bindjet e kunderta te bashkejetojne ne paqe.