“Nëse jetoni në Bregun Perëndimor, mund ta mbani mend atë ditë”, kështu e nis shkrimin Christine Cube, e cila sjell pamje nga një tërmet që ka prekur Kaliforninë.
Bashkangjitur shkrimit ajo publikon edhe një foto ku shihet një person nën gërmadha dhe pranë tij, qeni besnik i cili i prek dorën me putër.
Kjo foto u përhap me shpejtësi ditën e sotme në vendin tonë, duke u cilësuar si “foto e ditës”, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë në mesnatë.
Por fotoja që u bë shpejt virale nëpër rrjete sociale nuk është shkrepur në asnjë nga qytetet e dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë.
Ne po kalojmë një moment shumë tragjik si asnjëherë më parë dhe duhet sensibilizim që nuk e tregon aspak një foto e cila dezinformon!
l.h/ dita
