Kjo mumja jonë

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Mumjet e politikës dhe përfitimi mediatik. Kam vizituar dikur në Kajro një të tillë të një faraoni. Nuk po them se nuk më ngjalli një farë emocioni, por ama si kufomë e ballcamosur. Imagjino sikur kjo kufomë të ngrihej e të bënte rolin e të gjallit. Kjo shpjegon edhe interesin e medias për një personazh të vdekur. Ky fenomen më bën të besoj se e keqja dhe e neveritshmja e provuar dhe e vërtetuar prej kaq vitesh vazhdon të zërë vend në dëgjesa e gazeta. Nuk mund të ndaj gjykim nëse është djalli që qëndron e ka zënë rrënjë në qenien e kësaj monstre apo gjykimi skandaloz për rëndësinë e mynxyrave që nxjerr nga goja kjo figurë që e bën të diskutueshëm e mediatik. Besoj fort te e para. Nuk besoj se ky komb ka nxjerrë një person më negativ e të mbrapshtë se kjo mumja jonë. Jam i sigurt që ato lot krokodili që nxjerr për ata që i vrau vetë është i aftë t’i nxjerrë edhe sikur të vriste vetë Shqipërinë. Nuk duhet të çuditemi nëse e bën, por duhet të çuditemi se si e lejojmë kur përpiqet ta bëjë. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *