Foto me efekte dhe programe modifikuese. Kjo është zgjedhja e secilit prej nesh sidomos nëse bëhet fjalë për “performancën” në rrjetet sociale.
Por një fotografe amerikane ka bërë të kundërtën. Cara Phillips, e cila ka ushtruar më parë profesionin e modeles, ka realizuar një set fotosh duke përdorur rrezatimin ultraviolet, një dritë që nxjerr në pah të gjitha shenjat e moshës, të padukshme me sy të lirë.
Njollat e errëta në lëkurë variojnë në përmasa dhe gjenden në zonat që ekspozohen gjatë në diell. Më të shumta, ato vërehen tek personat mb 40 vjeç, por edhe moshat më të reja janë të prekura.
Mjekët dermatologë rekomandojnë ekspozimin e gjatë në diell dhe përdorimin e kremit kundër diellit.