Zakonisht një ndeshje harrohet shpejt. Me përfundimin e saj gjërat shkojnë në vendin e tyre dhe gjithçka mbetet në fokusin e analizave dhe të statistikave. Kështu ka ndodhur gjithnjë, jo vetëm në vendin tonë dhe me futbollin tonë, por kudo. Kjo është edhe e bukura e një ndeshjeje sportive. Ajo mbijeton, aq sa mbijeton edhe zhvillimi i saj.
Me këtë ndeshje, Shqipëri – Serbi, gjithçka është ndryshe, krejtësisht ndryshe. Ajo ka dalë nga e zakonshmja dhe, pavarësisht përfundimit, do të mbetet në analet e futbollit, por edhe të politikës. Është njëra nga ato ndeshje që, edhe pse nuk duam, bëhet pronë e të gjithëve, merr një dimension të pazakontë, pasi janë përmbledhur shumë gjëra njëherësh.
Nuk e di nëse ndonjëherë tjetër ka ndodhur diçka e tillë, por e di krejt mirë se asnjë ndeshje futbolli në Shqipëri nuk është pritur me kaq trazim.
Trazim të njerëzve të zakonshëm, të cilët duan një fitore, jo edhe aq për të qenë në finalet e Evropianit, se sa për të mundur edhe në fushë një hasëm të dikurshëm, me të cilin vështirë të jemi miq; trazim të njerëzve të politikës, të cilët, nuk e kanë edhe merakun e fitores sesa të emrit që do të marrin në menaxhimin e një ndeshjeje; të organeve të rendit, të cilët kanë përmbledhur forcat, sikur po presin një detashment ushtarak.
Është një ndeshje, e cila nuk dihet se ku do të ketë më shumë jehonë, në Shqipëri, emrin e të cilit përfaqësojnë lojtarët e kombëtares sonë; në Kosovë, ku ngjarjet e fundshekullit të kaluar ishin epilogu tragjik i një shekulli të vuajtur, dhe nga e cila janë disa nga lojtarët cilësorë; në Maqedoni, të cilët kanë ende shpresë se edhe ata do të kenë emrin e tyre aty; në Kosovën lindore, që e kanë vështrimin ku e kanë të gjithë shqiptarët…
Miliona vetë do të ishin të lumtur nga një fitore, qoftë edhe të ngushtë. Qindra policë do të ishin të qetë nëse ngjarjet do të shkonin si e kërkon shefi i tyre, qetësisht. Dhjetra politikanë do të kishin një shembull për të thënë se ne nuk jemi si të tjerët.
Një ndeshje, e cila ka kohë që ka filluar dhe që nuk do të mbarojë edhe me fishkëllimën e fundit.
Ne duam tri gjëra; fitore në fushë, fitore jashtë fushës dhe prerjen e biletave për në Francë.
Vetëm kaq.
Sot në darkë lumturohemi nëse do t’i kemi të tria.

Zoti te degjofte lutjen per te trija gjerat qe kerkon ti dhe ne te gjithe per kombetaren tone.
Veq tani jemi te fituar. Kuq e zi ku ka Shqiptar. Nuk ka me vend per pozicionin “ata”apo “na”. Jemi nje ! Feste per te gjithe. Kjo kombetare gjithshqiptare ma e fuqishme sikur nje Brigade . Nje deshir qe nuk realizohet dot . Qe secili deshmor apo Hero i kombit tone ta perjeton endrren e vet , vetem per nje qast, qe kombi yne esht i veshur gjithandej kuq e zi.
Kemi dale 2:1. Nuk fituam, nuk shkojme ne France=2 humbje. Tere kete e beri se jemi kthyer ne nje popull llafazan. Kemi 25 vjet vetem brockullisim. Te tjeret prodhojne vlera ne “prodhojme” fjale.
PERGEZIME, ZOTI BEDRI! SHKRIMET TUA LEXOHEN ME SHUME INTERES DHE KENAQESI.
EDHE BEDRI ISLAMI U BE PJESE E PATRIOTIZMIT ENVERIST TE RILINDJES SOCIALISTE TE EDVINIT DHE LIKES.
Serbia ARMIKE nga ku Kosova dhe Shqypnia i merr te gjitha produktet ushqimore pasi nuk dine t’i prodhojne vete dhe kane nje bilanc tregetar mjaft te larte importi me kete vend ARMIK, pra serbet erdhen ne Elbasan i rasen dy gola lamtumire ne fund te lojes Kombetares sone dhe PRONA PATRIOTIKE e Bedri Islamit u shkri si bora e bjeshkeve e Saliut dhe Jozefines qe permbyti Shkodren do kohe me pare. Dhe mbeti pyetja qe shtrohet prej kohesh:
KUJT I INTERESON QE SHQYPTARET TE JENE KAQ PATRIOTE ME NJE NDJESHJE FUTBOLLI?
dhe media jone me gjithe politiken tone kombetare te behen kaq aktive dhe ta reklamonin kete ndjeshje me kaq pasion enverist, sa te krijohej pershtypja sikur ishte rilindur apo ringjallur vete Diktatori Enver Hoxha dhe kishte dale rrugeve per te rimekember kauzen e Partise se Punes per te paraqitur Vatanin sikur te ishte Strumbullari i Botes.
He pra pyetja qe vazhdon te mbetet qe nga Koha e Qepes e Panajot Panos:
KUJT I INTERESON QE SHQYPTARET TE JENE KAQ PATRIOTE ME NJE NDJESHJE FUTBOLLI?
Mesiguri nuk jane ata njerez mjerane qe numerojne qindarkat kur blejne buke, as ata fakire qe dergjen te semure dhe nuk ka kush te kujdeset per ta, as biznesi i tezgave qe perpiqet si t’i shpetoje kuponave tatimore te Rilindjes Socialiste.
PO HE PRA KUSH JANE ATA RUFJANE QE DUAN T’I BEJNE SHQYPTARET KAQ PATRIOTE ME NJE NDESHJE FUTBOLLI KUR I KANE LENE PA BREKE NE BYTHE?
He pra kush jane keta more?
Para ndeshjes bera nje koment te deshperuar per ata qe fluturojne me pras,.Ne nuk kemi,as kemi pasur sport.Qe te kesh sport duhet investim tek moshat,duhen terrene te pershtatshme,nje infrastrukture,kulture sportive,arsimim serioz,stervitje sistematike,,,Ne keto nuk i kemi dhe duam te fitojme me patjeter,Ngaqe u bene thanat ne Shendre,se me hahen mua! Me diletanteske,me tralala,me katunare,me llapaqene u tregua media shqiptare,qe e ktheu kete ndeshje sot e dy jave,ne nje bast kombetar.Gjithcka rrotullohej rreth ndeshjes.Edhe vjedhja e Cez u ngjyrua me roze;edhe nafta e zeze,qe ne Shqiperi paguhet dyfish,;edhe marreveshjet e tre hajduteve qeverise per te mos denuar njeri tjetrin ,u bene pjese e festes.Se edhe hajdutet fitojne ne feste.Ne nje dalldi kombetare me avuj hashashi kuqezi na zhyti nje media joprofesionale,ku te gjithe kishin dicka per te fryre,Fitoren e kishim ne xhep,diskutohej vetem sa do te ishin permasat e fitores.Megjithate nje te mire e pati,ky shi i ftohte mbi kokat e droguara,qe eshte:Tash e tutje biletat do te shiten ne sportele.